• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“POLICIA SEKUESTROI MAKINËN TIP BMW”/ Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali: E dashura i tregoi se…
Home
Aktualitet
Kronikë

“POLICIA SEKUESTROI MAKINËN TIP BMW”/ Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali: E dashura i tregoi se…

20 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Adriatik Xhafës në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 24 Tetorit, ndërsa viktima u dërgua në spital dhe për më shumë se dy javë luftoi me vdekjen derisa u nda nga jeta javën e kaluar.

I arrestuar për këtë ngjarje është Gilmond Metaliu, 41 vjeç. Ai akuzohet për tentativë me qëllim vrasjen. Sipas hetuesve, dyshohet se shkak i vrasjes është një koment që autori i krimit ka bërë për të dashurën e viktimës.

Mësohet se Metaliu ka shkuar në lokalin ku punonte ajo dhe aty ka bërë një koment të rëndë për vajzën. Kjo e fundit ka informuar të dashurin e saj për sjelljen e klientit.

Më pas Xhafa i ka kërkuar Metaliut që të mos bënte shkaka të tilla me njerëzit. Këtu ka lindur një sherr i madh që për Metaliun nuk është lënë me aq. Sipas hetuesve, ai mori makinën dhe është nisur në kërkim të personit me të cilit ishte zënë dhe për një hakmarrje nderi siç e cilësojnë mediat italiane.

Gilmond Metaliu

Metaliu ndaloi makinën BMW në mes të rrugës në Corso Matteotti dhe në një largësi prej pak metrash qëlloi me plumba shqiptarin tjetër. Më pas u përpoq të arratisej.

Xhafa mundi të merrrte ndihmën e parë pasi në vendngjarje ndërhyri një shtetas rumun, i cili e futi në furgon dhe e nisi drejt spitalit, ku qëndroi gjallë për disa ditë.

Mësohet se Metaliu është identifikuar nga e dashura e viktimës si dhe nga kamerat e sigurisë. Në momentin e arrestimit, ai ishte duke bërë gati valixhet për t’u larguar. Policia sekuestroi makinën tip BMW dhe po heton për të zbuluar praninë e mbetjeve të barutit.

Adriatik Xhafa ishte duke ecur në këmbë dhe në kryqëzimin e një rruge u qëllua me armë nga brenda makinës. Shqiptari ra në tokë, ndërsa ndihma e parë iu dha nga një kalimtar i rastit që gjendej aty pranë.

Ai iu nënshtrua dy operacioneve, por fatkeqësisht gjendja e tij u rëndua dhe ndërroi jetë. Mediat italiane raportojnë se viktima jetonte në Asti dhe ishte person me precedent të shumtë penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLJA E KAKAVIJËS/ Ministria e Jashtme: Shtyhet orari i kalimit, kufiri i hapur nga ora 07:00 - 23:00
Previous article SITUATA E COVID-19/ Ja sa persona janë gjobitur për mos mbajtjen e maskës në rrugë. Policia... (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT