Kryeministri Edi Rama teksa ishte duke folur në ‘Real story’ për Bashën dhe akuzat ndaj tij, tha se kryedemokrati nuk është një lider, ndërsa ai po.
Rama u shpreh se që herët kur ishte student punonte me pasion dhe me mund për të arritur ëndrrën e tij.
Sipas Kreut të Qeverisë lider është ai që i bën ballë situatave dhe nuk fshihet pas të tjerëve, duke thumbuar kështu kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha.
Rama: Shumë njerëz mendojnë se jam arrogant, nuk e di, mbase jam, por di që jam i gjithi me mish e me shpirt në këtë detyrë, jam me pasion, që nga sfida për të realizuar ëndrrën time si student pikture murale, dhe që rrija ditë e natë te Artet dhe që nuk shkoja në shtëpi e harroja të flija. Unë kështu i marr të gjitha sfidat dhe përballjet. Shumë më thonë pse del ti flet për të gjithë pse i merr të gjitha përsipër, këto mbeten për t’u diskutuar. Por unë di që një lider duhet të jetë i fortë, dhe kur është në majë dhe kur i rrëshqet këmba. Një lider udhëheq, nuk fshihet pas të tjerëve dhe nuk ndjek të tjerët.


