Kryeministri Edi Rama, referuar letrës që i dërgoi më herët sot ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, tha se në PS po diskutohet se si të mbështeten ish-liderët e UÇK-së në Hagë.
Gjithashtu Rama tha se do krijohet një komision për mbledhjen e fakteve se çfarë dhe si kanë ndodhur ngjarjet në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës në Kosovë.
Rama: Letra e Pacollit sot është është tamam ajo që po diskutohet brenda PS, pë të ngritur një komision për të renditur faktet në lidhje me çfarë veprimtarie është funksionuar, dhe dokumentet që lidhen me procese hetimore të zhvilluara në Shqipëri, çfarë është gjetur dhe çfarë jo. Nuk është Komision kundër Bashës. Faktet e fundit çfarë kam mësuar për një histori, ka qenë që për një njollë gjaku të prezumuar si gjaku i një torture apo i një keqtrajtimi çnjerëzor në atë të ashtuquajtur fantazëm “Shtëpia e verdhë”, është bërë nami dhe kanë nisur procese dhe akuza, por që nuk ka qenë gjak njeriu, por bagëtie që kanë qenë të varura që janë therur. Pra për fakte po flas unë, duhet të renditen sipas një procedure ligjore të Parlamentit të Shqipërisë, që ka të drejtën të grumbulljë të gjithë dokumentacioin zyrtar. Për të marrë vesh se çfarë është e gjithë e vërteta.
Balla: Nuk do ishte më mirë që të merremi me këto se sa me llafe kafenesh?
Rama: Me llafe kafenesh mund të merreni ju, se une smerrem. Retorika është tjetër nga akuzat që dalin nga plehu i gojës. Për mua është koha për ta bërë këtë dhe e vonuar ose jo është çështje tjetër. E vërteta nuk do të vonojë. Ne do bëjmë detyrën tonë në këtë moment kaq të vështirë.


