• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E COVID-19/ Tre gabimet që nuk duhet të bëni, në rast se infektoheni
Home
Sociale

SITUATA E COVID-19/ Tre gabimet që nuk duhet të bëni, në rast se infektoheni

19 November, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndërsa luftojmë me pandeminë, ekspertët vazhdimisht po përsërisin disa këshilla të domosdoshme për pacientët e infektuar me Sars-Cov-2.Pas këshillave kryesore maskë, higjienë, distancë, në rast se infektoheni, duhet të keni vëth në vesh disa udhëzime nga mjekët, të cilat në rast se nuk zbatohen do ta përkeqësojnë luftën tuaj me virusin.

Hapi i parë që duhet të bëni pasi rezultoni pozitiv me kovid: Këshillimi me mjekun e familjes!Në çdo dalje mjekët ekspertë po përsërisin vazhdimisht thirrjen që çdo kush që rezulton pozitiv për Covid-19, hapi i parë që duhet të ndërmarrë, është këshillimi me mjekun e familjes. Udhëzimet e tij, do t’ju shmangin një sërë gabimesh që mund ta përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore. Është vetëm mjeku i familjes ai që e vlerëson rastin dhe ai që përcakton hapat pasardhës, në varësi të nevojave që ka pacienti. Në rast se nuk e dini, se kush është mjeku juaj i familjes, tashmë në e-albania, mund ta mësoni duke hyrë përmes adresës suaj.

Përdorimi i antibiotikëve! Sipas të dhënave nga INSTAT importet e barnave, shënuan një rritje të ndjeshme në muajin tetor, duke arritur një rekord historik. Arsyeja kryesore është kovidi. Këshilla e mjekëve ekspertë për pacientët e infektuar është kryesore në luftën ndaj kovidit: Mos përdorni asnjë antibiotik pa këshillën e mjekëve. “Përdorimi i pavend i antibakterialeve, do të sjellë pasoja në lidhje me rezistencën e mikroorganizmave”, u shpreh mjeku Tritan Kalo, pak ditë më parë. Edhe në këtë rast, kontakti me mjekun e familjes, është këshilla parësore që vijon të përsëritet. Në varësi të sëmundjeve shoqëruese, dhe kartelës suaj shëndetësore, ai do të vlerësojë se cilat barna duhet të përdorni për të luftuar infeksionin. “Antibiotikët nëse keqpërdoren do të bëjnë të pamundur trajtimin e infeksioneve. Është vetëm mjeku i familjes ai që e vlerëson rastin dhe ai që përcakton mjekimin e një pacienti”, u shpreh mjeku Kalo.

Pacientët po përdorin skema mjekimi që janë jashtë logjikës mjekësore, shprehen mjekët. Edhe kryeministri Rama, në javën e shkuar në Kuvend, përsëriti thirrjen që çdo pacient, të ketë kontakt vetëm me mjekun e familjes, pasi recetat e marra nga pacientët e tjera, vetëm sa do të përkeqësojnë gjendjen tuaj. Ndodh që në rrjetet sociale, njerëz të njohur të infektuar, të ndajë në llogaritë e tyre trajtimin që po përdorin. Por mjekët ekspertë, përsërisin se çdo trajtim, jepet në varësi të shkallës së infeksionit, simptomave, gjendjes shëndetësore të pacientit dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese. Më shumë se kurrë, sot duhen dëgjuar ekspertët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIANA PRANOI TRADHËTINË ME USHTARAKUN/ Princi William reagon për intervistën që tronditi familjen Mbretërore
Previous article PSE E PUTHI NË BUZË QË NATËN E PARË SAIMIRIN? Vivien shpjegon veprimin ‘e guximshëm’

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT