Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për disa vjedhje. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet M.M., banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje), ndërsa akuzohet për 3 vjedhje.
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në lagjen nr. 18, ka vjedhur në lokalin bar-kafe të shtetasit O. G., dy televizorë plazma, një modem, një aparat dixhital; në banesën e shtetasit E. Ç., ka vjedhur një televizor, si edhe në lagjen nr. 12, në banesën e shtetasit M. M., ka vjedhur një televizor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.


