Sekuestrohen rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë në Lezhë.
Për drogën e sekuestruar është vënë në pranga një 50-vjeçare, ndërsa shpallet në kërkim ish-bashkëshorti i saj.
Në pranga ka rënë 50-vjeçarja Vera Preka dhe 52 vjeçari Dod Marvukaj, banues në Ishull, Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Kur policia ka ndërhyrë në servisin në pronësi të Marvukajt që e kishte përshtatur si banesë për ish bashkëshorten, aty është gjetur sasia e drogës.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Lezhë.
Sekuestrohen rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Vihet në pranga një 50-vjeçare, shpallet në kërkim ish-bashkëshorti i saj.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases:
– V. P., 50 vjeçe, banues në Ishull, Lezhë.
Gjithashtu u shpall në kërkim ish-bashkëshorti i saj, shtetasi D. M., 52 vjeç, banues në Ishull, Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Mbi bazën e informacioneve të siguruara së në Ishull, Lezhë, këta shtetas posedonin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në servisin në pronësi të shtetasit D. M., që ishte i përshtatur si banesë për ish bashkëshorten shtetasen V. P. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1.184 kg lëndë të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.


