Kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, hirësia e tij Jeronimos është infektuar me Covid-19. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai është dërguar me urgjencë në spital.
Më herët, kryepeshkëpia e Athinës bëri publike një deklaratë të Jenronimos: “Marr pjesë personalisht si njeri i thjeshtë në sprovën e mijëra bashkatdhetarëve të mi në vend dhe miliona qytetarëve kudo në botë.
Marr pjesë në agoninë dhimbjen dhe frikën e të gjithëve, me besim në Zot do ta kalojmë edhe këtë sprovë”.
Situata në Greqi është alarmante. Me herët burime qeveritare thanë se një ndër masat që pritet të merren është edhe mbyllja e kufijve tokësore për punonjësit sezonal dhe forcim të masave për personat që kanë leje qëndrimi në vend.
Ende nuk është marrë vendimi ,por burime të besueshme i thanë Top Channel se me gjasa kryeministri Mitsotakis do të publikojë masa shtesë deri mbrëmjen e së premtes.


