Pa e menduar shume per rrezikun e përhapjes se Covid-19, pa respektuar aspak distancën fizike, të afruar kokë më kokë kategoria më e rriskuar nga virusi SARS COV 2 vijoi edhe sot argëtimin e përditshëm duke luajtur tavëll e domino.
Të shqetësuar nga prania e kamerës lojtarët e rregullt të dominos, u munduan aty për aty të shpërndaheshin. Duket se një ndër vendimet e komitetit te ekspertëve dhe urdhri i ministres së Shëndetësisë ku ndalon grumbullimin e 10 personave tashmë edhe në ambient të hapur u shkel i pari dhe haptazi.
Qyetarët mendojnë se vendimet e reja shtrënguese do të zbatohen pasi janë të domosdoshme por nje rol thelbësor luan vetë ndërgjegjja e tyre.
Urdhri i ministres së Shëndetësisë ku ndalohen grumbullimet në ambient të hapur dhe të mbyllur të më shumë se 10 personave nuk dihet ende sesi do të zbatohet në mjetet e transportit publik, ku qytetarët dynden dhe protokolli shkelet përditë.


