Situata paraqitet e rënduar në vendin tonë sa i përket pandemisë nga koronavirusi.
Bëhet me dije se 9 mësues janë prekur nga koronavirusi nga të cilët 7 në Kukës dhe 2 në Has dhe 1 nxënës
Mësohet se në Tropojë është mbyllur një kopësht, pasi është prekur nga koronavirusi një edukatore.
Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit janë shënuar numra të lartë të të infektuarve me Covid, duke shënuar kështu edhe numra rekord të të infektuarve
Deri më tani në vendin tonë 637 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 29,126.


