Gjykata e Fierit ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për Fatmir Hoxhajn, i cili dyshohet se ka ekzekutuar me një plumb në kokë Ahmet Toskën.
Në gjykatë autori i dyshuar është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se atë ditë ishte zgjuar në orën 08:00, ndërsa ngjarja kishte ndodhur rreth orës 06:00.
Ndër të tjera ai është shprehur se nuk ka asnjë provë se është ai autori.
Kujtojmë që ngjarja e rënë në Fier ka ndodhur më 26 tetor të këtij viti, ku 50 vjeçari Ahmet Toska u vra në vendin e quajtur “Sheq i Madh” nga një person i maskuar, i cili e qëlloi vetëm njëherë në kokë duke i marrë jetën dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Toska u vra në derën e shtëpisë, sapo doli bashkë me bashkëshorten e tij dhe po shkonin në punë.


