• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRAG TË VAKSINËS ANTI-COVID/ Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milionë doza, do iu jepen falas qytetarëve
Home
Rajon

NË PRAG TË VAKSINËS ANTI-COVID/ Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milionë doza, do iu jepen falas qytetarëve

18 November, 2020 s.autor Rajon

Janë bërë një vit që kur në botë është shfaqur rasti i parë me virusin SARS CoV-2 pozitiv, e që në fillim ishte një infeksion misterioz e pastaj u bë e ditur që kemi të bëjmë me coronavirus.

Që nga ajo kohë e deri më sot shumë kompani farmaceutike janë duke vazhduar të bëjnë hulumtime për zbulimin e një vaksine adekuate kundër COVID-19, ku dy prej tyre tashmë kanë nxjerrë rezultate mbresëlënëse.

E pas këtyre lajmeve të mira që vaksina kundër COVID-19 është rrugës, shumë shtete kanë nisur procedurat e aplikimit për të siguruar dozat e para në momentin që vaksina do të del në treg.

Një gjë të tillë po planifikon ta bëjë edhe Kosova. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se planifikimet janë që Kosova të siguroj 1.2 milionë vaksina, dhe se të njëjtat do t’u jepen falas qytetarëve.

“Planifikimet janë që Kosova të sigurojë rreth 1.2 milionë vaksina, që do të ishin të mjaftueshme për vaksinimin e grupeve që duhet të vaksinohen me prioritet profesionistet shëndetësor dhe të sëmuret kronikë. Pra, 360 000 vaksina pritet qe Kosova t’i marr falas pjesën tjetër do ta blejë. Sa kemi njohuri, ende nuk janë bërë publike çmimet e vaksinave nga prodhuesit potencialë, meqë asnjë vaksinë ende nuk është aprovuar përfundimisht për përdorim kundër COVID-19. Vaksinat që do t’i sigurojë shteti do t’u jepen falas qytetarëve”, është thënë në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Nga Ministria më tej kanë deklaruar se Aleanca Gavi COVAX AMC e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojnë falas 20% të vaksinave kundër COVID-19, kurse pjesën tjetër do ta blejë.

“Aleanca Gavi COVAX AMC që është një aleancë e vaksinave që i bashkon vendet në zhvillim dhe donatorët si OBSH, UNICEF, Bankën Botërore, industrinë e vaksinave, agjencitë teknike, shoqërinë civile, Fondacione te ndryshme dhe partnerë të tjerë të sektorit privat e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojë falas 20% te vaksinave kundër COVID-19, ndërsa për pjesën e tjetër (që blihet), sikurse shumë shtete tjetër edhe Kosova ka paraqitur shprehjen e interesit në këtë aleancë me qëllim që ajo të fascilitojë blerjen e pjesës tjetër të vaksinave për Kosovën përmes marrëveshjeve që aleanca kryen me prodhuesit e vaksinave, të cilët janë pjesë e aleancës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Kujtojmë se kompania amerikane Moderna njoftoi se vaksina e tyre kundër coronavirusit ka një efikasitet deri në 95 për qind.

Efektiviteti i vaksinës së Modernas është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 për qind, të cilën e kishin raportuar javën e kaluar gjigantët farmaceutik, Pfizer dhe BioNTech.

Një vaksinë do të mësonte në mënyrë të sigurt trupat tanë që të luftojnë infeksionin.

Ose do të na ndalonte të infektoheshim me coronavirus në radhë të parë ose të paktën do ta bënte më pak vdekjeprurës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E "MOHON" DASHURINË/ Shpat Kasapi foli më në fund për detajet e dasmës së shumëpritur me Selvijen (VIDEO+FOTO)
Previous article "MË SHKATËRROI FAMILJEN"/ U tha se u nda nga bashkëshortja prej Fjolla Morinës, Fisnik Syla reagon për herë të parë (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT