• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INFEKTOHET ME COVID SENATORI AMERIKAN/ Republikani më jetëgjatë në senat dhe i treti në radhë për postin e Presidentit
Home
Nderkombetare

INFEKTOHET ME COVID SENATORI AMERIKAN/ Republikani më jetëgjatë në senat dhe i treti në radhë për postin e Presidentit

18 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Senatori i Ajovës, Chuck Grassley, rebuplikani me shërbimin më të gjatë në senat dhe i treti në radhë për postin e presidentit, tha të martën se ai ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

87 vjeçari Grassley, njoftoi më herët të martën se ishte në vetëizolim pasi ishte ekspozuar ndaj virusit dhe ishte në pritje të rezultatit të testit. Të martën në mbrëmje, ai tha në një postim në Twitter se kishte dalë pozitiv.

“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për koronavirus”, shkroi Grassley në Twitter. “Unë do të ndjek urdhëzimet e mjekëve të mi / udhëzimet e CDC (Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve) dhe do të vazhdoj të jem në vetëizolim. Ndihem mirë dhe nga shtëpia do të vazhdoj punën time për banorët e Ajovës”.

Grassley tha se ai pret që “së shpejti t’i rikthehet aktivitetit të tij normal”.

Republikani i Ajovës, i cili ishte në Senat dhe votoi të hënën, nuk dha hollësi mbi mënyrën se si u ekspozua ndaj koronavirusit. Zyra e tij tha të martën në mëngjes se ai nuk po përjetonte ndonjë simptomë.

Në komentet e tij në mëngjes, Grassley tha se ishte “më e rëndësishme se kurrë për të ndalur valën” e virusit në të gjithë vendin dhe mbarë botën.

“Ky virus po godet zonat rurale dhe urbane”, tha senatori Grassley. “Asnjë komunitet nuk është imun. Unë i lutem çdo banori të Ajovës që të vazhdojë të bëjë pjesën e tyre të punës për të mbajtur të sigurt familjen dhe fqinjët e tyre.”

Megjithëse nuk kishte veshur maskë ndërsa fliste, Grassley inkurajoi amerikanët që “të lajnë duart, të kufizojnë aktivitetin jashtë familjes, të respektojnë distancimin fizik, dhe të përdorin maskat”.

Njoftimi vjen ndërsa republikani me shërbimin më të gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve, Don Young nga Alaska, tha se po shërohej nga koronavirusi. Në një deklaratë të hënën, Young tha se ishte shtruar në spital dhe “Unë nuk kam qenë kaq i sëmurë për një kohë shumë të gjatë”.

Young, i cili është gjithashtu 87 vjeç, tha se kishte dalë nga spitali dhe tani është “në rrugën e shërimit”.

Me mungesën në votimin e së martës në Senat, Grassley theu një rekord 27-vjeçar të pranisë në çdo votim në Senat. Sipas zyrës së tij, hera e fundit që ai nuk mori pjesë një votim në Senat ishte në vitin 1993, kur ai ishte në Ajova duke ndihmuar në përpjekjet e shpërndarjes së ndihmave pas përmbytjeve të rënda.

Ai tha në një deklaratë të martën se kishte votuar 8,927 herë rresht pa munguar asnjëherë, një rekord në Senat.

“Unë jam i zhgënjyer që nuk isha në gjendje të votoja sot në Senat, por shëndeti i të tjerëve është më i rëndësishëm se çdo rekord”, tha ai.

Grassley u zgjodh së pari si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 1974 dhe më pas u zgjodh në postin e senatorit në vitin 1980. Ai është kryetar i Komisionit të Senatit për Financat dhe pritet të bëhet republikani më i lartë i Komisionit Jurudik në janar kur të fillojë punën Senati i ri./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRATAJ KOLLITET NË STUDIO/ "Trembet" Fevziu: Skënder më duket mos të është kthyer
Previous article "TRAGJEDITË NUK KANË MBARIM PËR FAMILJEN"/ Miqtë përlotin me mesazhet për vdekjen e 28-vjeçares nga Covid (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT