Mesnatën e djeshjme është djegur një makinë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” rreth orës 00:45 ku një makinë, ende në rrethana të paqarta, është djegur plotësisht.
Makina ishte tip “Audi” dhe ishte në pronësi të një 23-vjeçareje me iniciale E.H.
“Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë” – njofton policia.
Nuk dihen ende shkaqet e skësaj ngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.


