Burime brenda Partisë Socialiste tregojnë se ditën e shtunë të kësaj jave do të mblidhet Asambleja Kombëtare e saj për të bërë disa ndryshime.
Thuhet se ndryshimet do të prekin sekretariatin, por edhe disa struktura të tjera që momentalisht nuk bëhen të ditura për publikun.
8 pjesëtarë të sekretariatit të Partisë Socialiste janë Taulant Balla, Ilir Beqaj, Bashkim Fino, Alfred Peza, Blerina Gjylameti, Stefan Çipa, Elisa Spiropali dhe Musa Ulqini.
Do të flitet lidhur me ecurinë e Zgjedhjeve në parti, por edhe diskutime të tjera që do të azhornohen pas një konfirmimi zyrtar nga radhët e PS-së.
Përgatiti: AlpeNews.al


