Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku Arian Çani flet në telefon me kreun e PD Lulzim Basha.
Moderatori e pyet Bashën se ku ka qenë pasi nuk i është përgjigjur në telefon një javë më parë, ndërsa kryedemokrati i thotë se ishte në gjumë.
“Ou, ç’të gjeti që the të vërtetën! Fli xhan fli”, shkruan Rama krah videos, që shpeshherë tallet me kreun e PD për gafat që ai bën.


