• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E TRISHTA/ Si u infektua 28-vjeçarja shtatzënë pas ndërhyrjes në dhëmballë, kura për astmë i rëndoi gjendjen
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E TRISHTA/ Si u infektua 28-vjeçarja shtatzënë pas ndërhyrjes në dhëmballë, kura për astmë i rëndoi gjendjen

17 November, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje rrenqethese dalin në dritë pas vdekjes së 28-vjeçares shtatzënë, e prekur nga koronavirusi rreth një javë më parë.

Emanuela Dalipi, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzanisë, pak kohë më parë kishte kryer një ndërhyrje në dhëmballë. Pas ndërhyrjes ajo kishte patur vazhdimisht dhimbje të forta koke, dhe kishte shkuar në një tjetër klinikë private.

Por 28-vjeçares aty i kishin dhënë një mjekim për astmën, ndërsa në fakt, gjatë kësaj periudhe ajo ishte prekur nga koronavirusi dhe kishte shfaqur simptomat e para.

Gazetarja e News24 Dorjana Bezat tha se për disa ditë 28-vjeçarja qëndroi në shtëpi, por kur gjendja u rëndua u dërgua në spital. Aty mjekët konstatuan se foshnja kishte lëvizur duke u ngjitur lart, çka i kishte shkaktuar dhe ndërprerjen e oreksit.

Dy ditë para ngjarjes së rëndë, mjekët i kishin hequr fëmijën e pajetë, dhe prej atij momenti Emanuela “ishte dorëzuar, dhe s’kishte më dëshirë të qëndronte në spital”.

“Më herët ajo ka patur një ndërhyrje në dhëmballë, dhe që prej asaj kohe ka patur dhimbje koke. Më pas ajo shkoi në një klinikë tjetër private për dhimbjet e kokës.

Por aty i dhanë një mjekim për astma. Katër ditë më para ajo ka qenë në spital për mjekim, por mjekët kanë patur vështirësi për shkak edhe të fetusit që kishte patur.

Fetusi ishte ngjitur sipër, duke i ndërprerë edhe oreksin 28-vjeçares. Dy ditë para ngjarjes tragjike, ajo u operua kur fëmija u nxorr i vdekur. Pas asaj dite ajo s’ka patur më dëshirë të qëndrojë në spital, u dorëzua dhe i kërkoi familjarëve ta nxirrnin prej andej”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHMANGIA KONFIRMON AKUZAT"/ Rama: Basha duhet të thotë pse u votua pro rezolutës së Dick Marty
Previous article LA LIGA NË KRIZË PREJ COVID-19/ Barcelona dhe Real Madrid detyrohen të ulin pagat deri në 50%

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

"QËNDRONI VIGJILENTË"/ Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare Aktualitet

"QËNDRONI VIGJILENTË"/ Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT