• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇLIRIMI I TIRANËS/ Balla: Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për liri, kurrë nuk kanë qenë pushtues
Home
Politikë

ÇLIRIMI I TIRANËS/ Balla: Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për liri, kurrë nuk kanë qenë pushtues

17 November, 2020 s.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan se në këto 28 vite nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar, errësuar apo relativizuar Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet.

Sipas Ballës, shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për liri, kurrë nuk kanë qenë pushtues. “Kjo vlen sot më shumë se kurrë edhe për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Liria e Kosovës ka emrin e saj!” -shkruan Balla.

Postimi i plotë :

Sot Tirana feston 76-vjetorin e Çlirimit!

Sot edhe UÇK feston 26 vjetorin e krijimit të saj.

Në këto 28 vite nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar, errësuar apo relativizuar Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet.

Faktet mund të interpretohen, por përmbajtja e tyre është shkruar me gjakun dhe sakrificat e luftëtarëve dhe dëshmorëve të lirisë.

Prandaj, kalemxhinj dhe të ashtuquajtur historianë modernë, mos e përdhosni historinë dhe mos i rivrisni të rënët! Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për liri, kurrë nuk kanë qenë pushtues. Kjo vlen sot më shumë se kurrë edhe për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Liria e Kosovës ka emrin e saj!

Lufta Nacionalçlirimtare shqiptare nuk ishte një konflikt idesh, por një betejë ushtrish të pabarabarta; nuk ishte një ndeshje e zakonshme, por një luftë e përgjakshme në malet, luginat, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku partizanët luftuan, u plagosën, u ringritën, u vranë dhe mbetën të skalitur në historinë, këngët dhe kujtesën e të gjithë shqiptarëve.

Dhë nëse për këto të vërteta nuk ju bindim ne socialistët shqiptarë, që e kemi për nder të kemi mes nesh pasardhësit e partizanëve, çlirimtarëve dhe veteranëve të kësaj Lufte epike, bëni durim, lexoni e rilexoni çfarë thonë aleatët e mëdhenj të partizanëve shqiptarë.

Lexoni çfarë ka shkruar që në vitin 1943 Uiston Çërçill, Kryeministri i Britanisë se Madhe ne Luftën e Dyte Botërore dhe një antikomunist i denjë e i respektuar dhe jo qesharak si antikomunistët e sotëm shqiptarë:

“Partizanët shqiptarë po luftojnë në malet e tyre për pavarësinë e vendit të vet. Oficerët britanikë te ndërlidhjes janë pranë këtyre partizaneve dhe i kane çmuar lart cilësitë e tyre luftarake ne zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun”.

Ndërsa një vit më vonë, kur në malet e Ballkanit po frynte era e çlirimit dhe e lirisë, Çërçill, do të shkruante: “Në malet e thepisura të Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Greqisë rezistenca e fuqishme kundër Gjermanisë ka mbërritur në kulmin e ashpërsisë”.

Rroftë Lufta Nacionalçlirimtare!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK PËRDORIM SHIUN"/ Rama tregon nëse pi ujin e rrjetit dhe me çfarë uji lahet Zaho
Previous article LUFTA NDAJ COVID-19/ Italia mungesë specialistësh, Austria futet në izolim të dytë

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT