• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A DO MBYLLEMI? Shqipëria parapaguan 1.5 miliardë lekë, ja sa vaksina kemi siguruar
Home
Sociale

A DO MBYLLEMI? Shqipëria parapaguan 1.5 miliardë lekë, ja sa vaksina kemi siguruar

17 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria ka parapaguar për 1,5 miliardë lekë për sigurimin e 1,4 milionë vaksinave.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti socialist Anastas Angjeli në A2.

“Ka dy ekspertiza, një është e Task Forcës për pandeminë dhe një tjetër është eksperienca e vendeve të tjera dhe ekspertiza brenda vendit, e cila nuk rekomandon një mbyllje të dytë. Kufizime të pjesshme do të ketë, por mbyllje të dytë që të krijojë një kolaps ekonomik nuk mendohet se do të ketë dhe aq më tepër edhe kushtet po e tregojnë atë. Investimi në shëndetësi, si dhe prodhimi i vaksinave, të cilat do të fillojnë në fund të vitit të shpërndahen. Shqipëria ka paguar paradhënie dje, në afatin e fundit, shumën prej 1,5 miliardë lekësh e barabartë me sigurimin e 1,4 milionë vaksinave”.

Buxheti i vitit 2021, i votuar ditën e hënë në tërësi në parlament, pothuajse në çdo zë i influencuar nga dy episode fatkeqe për Shqipërinë, tërmeti dhe pandemia. Nga shifra e shtuar në buxhet prej 5,2 miliardësh, zërat prioritarë janë 1,2 miliardët e rimburisimit të ilaçeve Covid dhe 2,5 miliardë për pagesën e papunësisë e ndihmën ekonomike.

“Unë besoj që në këtë situatë na duhet një frymë optimiste. 1,2 miliardë lekë u shtuan për rimbursimin e ilaçeve për Covid. Unë besoj se kjo është një shumë e konsiderueshme, e cila i plotëson nevojat. Nëse situata do të ndryshojë, do t’i drejtohemi ligjvënësve për ta rritur këtë shumë. Besoj se është një nismë e duhur dhe e nevojshme”.

Angjeli theksoi qeveria mund të përdorë borxhin për zhvillim të ekonomisë dhe nga ana tjetër për të përballuar efektet e krizës së pandemisë.

“Duke parë ecurinë e pandemisë, parashikojmë të mos ketë një mbyllje të dytë. Do të ishte fatale një mbyllje e dytë, ndërsa në këtë situatë parashikohet një rritje e ekonomisë. Ne kemi ulur taksat dhe kemi zhvendosur në kohë pagimin e tyre. Nëse ka risk, ne do t’i drejtohemi sigurimit të likuiditetit nëpërmjet fenomenit të borxhit, natyrisht pa i kaluar përmasat dhe e ekzagjeruar atë. BE, për herë të parë pas 50 vjetësh, prishi kriteret e konvergjencës për borxhin dhe deficitin, nuk lejonte borxh mbi 60%, ndërsa në këtë krizë po arrin në 100%. Edhe ne do ta përdorim këtë instrument, me dobi nga njëra anë të zhvillimit të ekonomisë dhe nga ana tjetër për të përballuar efektet e krizës së pandemisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKONOMIA NË FOKUS/ Rama koferencë për mediat
Previous article "O ZOT, MËSHIROJE..."/ Fjalët rrëqethëse të bashkëshortes për mjekun që vdiq tek Infektivi

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT