• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA/ Ilir Meta në 2008: Sali Berisha ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ky njeri sjell vetëm tragjedi
Home
Politikë

DEKLARATA/ Ilir Meta në 2008: Sali Berisha ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ky njeri sjell vetëm tragjedi

16 November, 2020 F.autor Politikë

Nga Adriatik Doçi

Disa dëshmi dhe fakte të publikuara ditët e fundit kanë kompromentuar rëndë figurën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili së bashku me kunatin e tij, Erion Isufi dhe Argita Berisha, akuzohen se kanë punuar pas lufte në Kosovës kundër UÇK-së.

Por, një nga shqiptarët me të akuzuar pro Millosheviçit dhe kudra UÇK-së është Sali Berisha. Në seancën plenare të Parlamentit të datës 19 mars 2008, katër ditës pas Gërdecit, Ilir Meta, sot President, ka akuzuar Berishën se ishte kundër bombardimit nga NATO të makinerisë së luftës së Millosheviçit, ndërhyre e cila kapitulloi Serbinë, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.

Teksa Berisha refuzonte të jepte dorëheqjen pas Gërdecit, me pretendimin e se do të anëtarësonte vendin në NATO, Meta është shprehur se “Po kështu, ky ka hall që Shqipëria të hyjë në NATO.

Po ç’i duhet NATO-s Sali Berisha që nuk mbron dot si Kryeministër shtetasit e vet, popullin e vet, fëmijët e vendit të vet?! Nuk i duhet fare NATO Sali Berishës, sepse ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë, se nuk e dini”.

Duke insistuar në kërkesën për dorëheqjen, Meta shtoi se “Jo thjesht për arsyet ligjore, por edhe nga ana morale, sepse do s’do ai, natyrisht, ai nuk e ka me dëshirë, po është identifikuar si një njeri, i cili sjell tragjedi”.

Ndërkaq, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, është shprehur se “Nuk mund të dalësh këtu të thuash se unë paskam kërkuar mosbombardimin e ish-Jugosllavisë, se nuk ka njeri që ta besojë.

Që ta dish ti këtu, bombardimin e ish–Jugosllavisë e kam kërkuar në shtator të vitit 1992 dhe janë mbushur faqet e shtypit botëror.

Por këtu nuk është puna të merrem me historinë e shkuar, se kemi familje ende me varre të hapura në shtëpitë e tyre, sepse nuk kanë gjetur viktimat, kemi viktima në morg të paidentifikuara. Këto janë probleme të tjera”.

Një vit më pas, Meta dhe Berisha nisën bashkëpunimin, ndërsa zyrtarizuan bashkëqeverisjen 2009-2013.

Përplasjet e fundit mes Metës dhe Berishën u shënuan në vitin 2015 për çështje CEZ dhe akuzat për porositjen e vrasjes së pretenduar të Tom Doshit dhe Mhill Fufit.

Dyshja u bashkua sërish në vitin 2017, ndërsa në 2 mars 2020, Berisha mori pjesë në mitingun e organizuar nga Meta para Presidencës, për rrëzimin e qeverisë ‘Rama’./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Ekipi Biden i kërkon administratës së Trump të nisë tranzicionin e pushtetit
Previous article "LIRIA KA EMRIN E TË RËNËVE"/ Majko boton POEZINË e dëshmores 17 vjeçare: Amanet ju lë...

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT