Në një lidhje ‘Skype’ nga Nju Jorku për ‘Wake Up’, mjeku epidemiolog Skënder Murtezani këshilloi që oksigjeni të mos përdoret vetë në kushte shtëpie nga pacientët me Covid.
Sipas tij, oksigjeni në shtëpi në SHBA përdoret vetëm për pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, por nuk rekomandohet të përdoret nga vetë pacientët me koronavirus.
“Oksigjeni është për në spital. Te ne (SHBA) pacientët që janë me sëmundje kronike të mushkërive kanë oksigjen në shtëpi, por jo për Covidin. Në qoftë se fillojnë lëvizjet poshtë e lart të oksigjenit, më mirë të jetë në spital.
Sidomos nëse fillon më pak se 92 për qind, pasi mund të bjerë në situatë që në minutë një ose dy të ketë nevojë për intubim. Prandaj oksigjeni nuk është për në shtëpi, nuk duhet përdorur”, sqaroi mjeku.


