• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Tubime pro-Presidentit Trump në Uashington dhe qytete të tjera
Home
Nderkombetare

SHBA/ Tubime pro-Presidentit Trump në Uashington dhe qytete të tjera

14 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Përkrahës të Presidentit Trump po mblidhen në Uashington në mbështetje të deklaratave të tij për mashtrime në zgjedhjet e 3 nëntorit, megjithëse këto pretendime nuk janë mbështetur me fakte.

Një numër demostratash janë planifikuar të zhvillohen gjatë ditës, një prej tyre e titulluar “Një Milion për MAGA” (fraza e presidentit: E bëjmë Amerikën Përsëri të Madhërishme); një demonstrim i “Grave për Trumpin” si dhe një protestë me titullin “Mjaft me Vjedhje”.

Presidenti Trump nuk ka pranuar humbjen në zgjedhje, megjithëse media e ka shpallur demokratin Biden fitues të pritshëm. “Koha do ta tregojë” u shpreh dje presidenti në konferencën për shtyp. Ai ka këmbëngulur se ka pasur parregullsi në një numër shtetesh të lëkundura, megjithëse zyrtarët që administrojnë procesin zgjedhor në këto shtete, qofshin të përkatësisë partiake republikane apo demokrate, kanë deklaruar se nuk ka pasur parregullsi serioze që kanë ndikuar tek rezultati.

Tubimet e së shtunës janë reklamuar nga figura të medias konservatore si dhe organizata të nacionalistëve të bardhë dhe pritet të përballen nga demonstrata rivale me protestues të grupeve anti-raciste dhe organizatave të majta.

Organizata e ekstremit të djathtë “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) tha se disa anëtarë të saj do të marrin pjesë dhe se Alex Jones, personalitet mediatik i portalit me teori konspirative “Infowars” do të kryesojë një autokolonë nga Teksasi që do të marrë pjesë në demonstrimin “Mjaft me Vjedhje”.

Protesta të ngjashme janë njoftuar në disa qytete amerikane.

Të premten, presidenti komentoi në Twitter: “Të ngrohet zemra kur sheh një mbështetje të jashtëzakonshme, sidomos me tubimet që po organizohen në të gjithë vendin, përfshirë demonstrimet e mëdha në Uashington të shtunën. Ndoshta do të dal t’i përshëndes”.

Nuk ka ende një parashikim të qartë mbi numrin e pritshëm të pjesëmarrësve. Zyrtari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Christopher Rodriguez, tha në një konferencë për shtyp të enjten se është në dieni të planeve por se pritet të jenë grupe të vogla. Zyrari theksoi se nuk do të tolerohen akte dhune gjatë tubimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGESA E YLLIT BELG PREJ DËMTIMIT/ Lukaku drejt rikthimit, Interi ka siguri me "gjigantin"
Previous article "LULI DHE MONIKA JANË SHALQINJ ME PROVË"/ Rama nga Vlora: Do të bëjmë aeroportin dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT