Në SHBA është shënuar rekordi i ri i infeksioneve në 24 orë, pasi janë infektuar më shumë se 170 mijë persona.
Deri tani SHBA ka në total më shumë se 10.7 milionë të infektuar, duke kryesuar në botë si vendi me numrin më të lartë të infektimeve.
SHBA kryeson edhe për numrin e viktimave, me mbi 244,000 të vdekur, ndërkohë që në 24 orët e fundit u regjistruan 1300 të vdekur.
Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, numri i pacientëve me COVID në spitale ka arritur në 69,000, ndërsa shtetet më të prekura janë Kalifornia dhe Teksasi.


