Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në Vlorë, në spitalin rajonal të qytetit bregdetar ku është hapur një repart Covid. “Le ta shikojnë ata që helmojnë dynjanë”, thotë Rama, i shoqëruara nga drejtoresha e spitalit Bruna Mersini dhe ministrja Manastirliu.
Rama nuk lë pa thumbuar as presidentin Meta, për të cilin shkruan se i dehur thotë se po bëhet qameti e në spitale nuk ka shtretër, mjekë, oksigjen dhe ilaçe.
“Ja Spitali i Vlorës, le ta shikojnë ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin. Dhe le të vazhdojnë të përsërisin si të dehur ose edhe të dehur realisht si Baba Xhikja, që po bëhet qameti, që s’ka shtretër, s’ka ilaçe, s’ka oksigjen, s’ka mjek…
Po kur thonë që ne bëjmë propagandë? O Zot, këto që ju shihni qenkan propagandë, ato që flasin ata qenkan realitet! S’kanë faj kur ka akoma qorra me të dy sytë në ballë dhe shurdhë me të dy veshët në vend, që u besojnë dokrrave e dënglave të tyre. Ndjesë, po janë bërë realisht gangrena e kësaj shoqërie”, shkruan Rama, dhe ndan pamjet e mëposhtme.


