Një avion mallrash Antovov, i konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë në botë, doli nga pista në Rusi pas një ulje të detyruar që shkoi keq.
Mjeti ajror An-124 Ruslan, i cili mund të transportojë deri në 150 tonë mallra u nis nga aeroporti i Novosibirsk në Siberi, por menjëherë shfaqi problem duke humbur dhe kontaktin me radio zyrtarët e aeroportit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në bord ishin 14 persona. Fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasur të lënduar.