• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AI KA QENË ME MUA NË KUKËS, ERDHI SI..”/ Hetimi për UÇK dhe puna e parafundit e Bashës, për të cilën ai s’flet
Home
Politikë

“AI KA QENË ME MUA NË KUKËS, ERDHI SI..”/ Hetimi për UÇK dhe puna e parafundit e Bashës, për të cilën ai s’flet

14 November, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Lulzim Basha deklaroi te Sokol Balla se detyra e fundit në misionin e tij në Kosovë ishte që të transferonte dosjet e Gjykatës së Hagës në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës që po krijohej.

Këtë e pohon edhe Tom Gashi, avokati i UÇK-së, i cili dosjet e Bashës i ka kaluar në duart e tij.

Por Basha, ndërsa flet për punën e parë apo të fundit, nuk tregon atë të parafundit, kur ishte pjesë ë stafit të hetuesit mjekoligjor Jose Pablo Bayrabar, i cili ka bërë dy gjëra: ka firmosur se në Kukës ka pasur kampe të UÇK-së dhe në Burrel ka ekzistuar “Shtëpia e Verdhë”.

Bayrabar thotë se ka pasur Lulzim Bashën si përkthyes.

Kjo bëhet e ditur edhe në dokumentin ku shfaqet stafi vendor dhe ndërkombëtar, që antrapologu që kishte të drejtë firme dhe vule, ka pasur me vete në misionet e tij.

Dhjetë vite më parë, antropologu peruan nxorri emrin e Lulzim Bashës, për të treguar se punonjësi i tij ishte ngritur aq lart, sa ishte bërë ministër i Transporteve i qeverisë së Shqipërisë.

E pikërisht për këtë Bayrabar përmendi ndihmësin e tij.

“Ai ka qenë me mua gjatë pranverës së 2003 në Kukës, pasi erdhi si punonjës i UNMIK. Me vete kishte edhe dikë tjetër”, deklaronte ai për Top Channel.

Këto janë dëshmi dhë të dhëna, që flasim pikërisht jo për dosjen e parë, as për të fundit, por për të tjerat që zoti Basha nuk flet, edhe pse të tjerët tregojnë me detaje.

Nëse e mban mend kreu i PD, ku ka qenë në vitin 2003 dhe me çfarë dosje ka punuar në UNMIK, a mund të na e thotë…/ Tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E INFEKTUAR ME COVID-19/ Pacientja tregon përballjen me virusin në Sentoriumin e Korçës: Shërbimi mjekësor, shumë i mirë
Previous article GODITJA NGA COVID-19/ Pse disa pacientë sëmuren rëndë ndërsa të tjerët jo

s.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT