Donald Trump është shpallur fitues i zgjedhjeve në shtetin e Karolinës së Veriut, duke siguruar 15 votat e Kolegjit të këtij shteti.
Kështu Trump shkon në 232 vota kolegjiale, por lajm i keq për presidentin vjen nga rinumërimi i votave në Georgia, ku Joe biden projektohet sërsih si fitues në këtë shtet.
Joe Biden bëhet demokrati i parë pas 28 vitesh që e merr këtë shtet me 16 vota kolegjiale, që e çon atë në 306 vota, kundrejt 232 të Trump.
Kur duket se nuk do të ketë rinumërim në asnjë shtet tjetër, Joe Biden po shkon i sigurt drejt Shtëpisë së Bardhë, si president i 46-të i SHBA.


