• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANDEMIA/ Rritje alarmante e numrit të të infektuarve nga COVID. Spitalet në Europë drejt kolapsit
Home
Nderkombetare

PANDEMIA/ Rritje alarmante e numrit të të infektuarve nga COVID. Spitalet në Europë drejt kolapsit

13 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Në Itali po rritet presioni mbi spitalet ndërsa numri i pacientëve me koronavirus rritet po ashtu. Numri i rasteve të konfirmuara në Itali ka kaluar kufirin e 1 milionë të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ndërsa thuajse 43 mijë persona kanë humbur jetën deri më tani.

‘Situata aktuale në spitalin tonë është e tillë; ne thuajse nuk kemi më shtretër të lirë. Po punojmë intensivisht dhe me shumë sakrifica, duke marrë përgjegjësi të madhe. Fatkeqësisht, sëmundja kërkon qëndrim të gjatë në spital, ndaj është krijuar kjo situatë. Kur shikoj infermierët që vrapojnë drejt makinave jashtë perimetrit të spitalit, për tu kujdesur për pacientë me bombula oksigjeni, ndjej krenari’- tha shefi i Infektivit Cotungo.

Në 24 orët e fundit në të gjithë Italinë u regjistruan 37.978 raste të reja dhe 636 viktima. Në të gjithë vendin, siç tregojnë shifrat, është rritur edhe numri i të shtruarve në repartet e terapisë intensive. Në një situatë të ngjashme, e gjejnë veten edhe shumë vende të tjera të Evropës. Britania e Madhe ka regjistruar një rekord prej 33470 infektimesh 24 orët e shkuara, një rritje me më shumë se 10 mijë krahasuar me një ditë më parë.

Në Gjermani ndërkohë, ku është në fuqi izolimi i pjesshëm, shefi i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve shprehu optimizëm të matur për sheshimin e kurbës së infeksioneve në kushtet kur kufizimet po frenojnë infektimet. Por ministri i shëndetësisë në vend saktësoi se pret që kufizimet për koronavirusin të vazhdojnë përgjatë gjithë dimrit. Numri i viktimave të koronavirusit në Spanjë ndërkohë ka shkuar në më shumë se 40 mijë, me infektimet që kanë kaluar pragun prej 1.4 milionë rastesh. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar totalin më të lartë ditor të infektimeve, një rekord botëror ky prej më shumë se 144 mijë rastesh të reja./ tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTOI KUNDËR LEUCEMISË DHE COVID-19/ Trajneri Mihajlovic: Pata frikë për jetën, mezi pres të më thonë "cigan" m*ti
Previous article "MBRETI I DITËS" NË INSTAGRAM/ "Shpërthejnë" liket, mësoni kush VIP mban vëndin e parë sot (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT