Presidenti Ilir Meta foli sot me superlativa për kreun e PD, Lulizm Basha, për sa i përket qëndrimit të tij për pandeminë, duke e cilësuar si ekselent.
Ndërkohe teksa u pyet për ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar akuzat e Dick Marty, Meta e cilësoi si një turp.
“Si mund të akuzohet Basha kur ka qenë modeli në këtë situatë i sjelljes shembullore për ruajtjen e pandemisë, mirë unë mund të akuzohesh.
Ka qenë shumë bashkëpunues që kur ka filluar pandemia dhe më duhet të them që opozita dhe ekspertët e saj kanë qenë 5 hapa para pandemisë, kanë kusuret e tyre që u larguan nga parlamenti, por në sjelljen e tyre kanë qenë ekspelente.
Rama të reflektojë, të bashkëpunojë me ekspertët, ka notën 10. Unë mund të kem notën 9 se nuk kam mbajtur maskën, por opozita ka bërë cdo gjë edhe po të ishte në qeveri vështirë të bënte diçka më shumë.
Parlamenti të ngrejë komision për këtë ligjin që thashë unë, ku një oligark po tenton të vjedhë të gjithë shqiptarë, ky është problem serioz, nëse ka një parlament serios, nëse është një bandë le ta miratojnë.
Kjo është turpi më i madh që bën Kali të Trojës se dihet kush i fabrikoi akuzat e Dick Martin se cilat vende e fabrikuan se kërkon të fusë përçarjen mes shqiptarëve. Ca mund të them më shumë”,tha Meta.


