• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRA REKORD NË SHBA/ Thirrja që autoritetet u bëjnë qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, mos pranoni…
Home
Nderkombetare

SHIFRA REKORD NË SHBA/ Thirrja që autoritetet u bëjnë qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, mos pranoni…

13 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Disa shtete të Shteteve të Bashkuara janë duke shqyrtuar mundësinë që të ashpërsojnë kufizimet, pasi është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus, si dhe i të hospitalizuarve.

covid shba

Më 12 nëntor, në SHBA u regjistruan mbi 150,000 infektime të reja, ndërkaq numri i personave që janë hospitalizuar për shkak të sëmundjes COVID-19 – që shkakton koronavirusi i ri – ka arritur në 66,000.

Një në 378 banorët në SHBA kanë dalë pozitivë për koronavirus gjatë kësaj jave, thuhet në të dhënat e një projekti që merret me gjurmimin e COVID-19, teksa ekspertët paralajmërojnë se do të jetë një dimër i errët.

Në shtatë ditët e fundit, SHBA-ja ka regjistruar po ashtu 1,000 viktima në ditë. Kjo shifër është më e ulët se rekordi i regjistruar në muajin prill, ku në baza ditore raportoheshin për rreth 2,200 viktima.

Ekspertët po u bëjnë thirrje njerëzve që të vazhdojnë të jenë vigjilent, teksa ka lajme të mira se një vaksinë efektive kundër virusit mund të jetë e gatshme për përdorim brenda muajsh.

Për shkak të rritjes së rasteve të reja, një sërë shtetesh dhe qytetesh kanë vendosur masa të reja kufizuese.

Qytete të mëdha si Nju Jorku, San Francisko dhe Çikago kanë vendosur masa të reja, përfshirë kufizime në tubime si dhe kanë kufizuar orarin e punës të bareve dhe restoranteve.

Autoritetet në Çikago i kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos pranojnë mysafirë në 30 ditët e ardhshme.

Ndërkaq, në Detroid, Indianapolis, Filadelfi është vendosur që mësimi të mos mbahet në objekte shkollore.

Edhe qyteti i Nju Jorkut ka paralajmëruar se mësimi në shkolla mund të ndërpehet për shkak të rritjes së infektimeve.

Në 34 shtete të SHBA-së, mbajtja e maskës së fytyrës është bërë obligative.

Në ditët e ardhshme, shteti i Uashingtonit, Nju Meksiko dhe Merilend, pritet që në ditët e ardhshme të vendosin kufizime të reja. Disa guvernatorë nuk e kanë përjashtuar as mundësinë e mbylljes totale./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ COVID-19 në tremujorin e tretë
Previous article SITUATA E COVID-19/ Ministria bën njoftimin e rëndësishëm: Ja si të mbroheni nga virusi

s.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT