• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Cilat janë vendet më të rrezikshme ku mund të infektoheni
Home
Jetë

KORONAVIRUSI/ Cilat janë vendet më të rrezikshme ku mund të infektoheni

13 November, 2020 s.autor Jetë

Baret, restorantet, palestrat dhe hotelet. Këto janë vendet ku rreziku i infektimit nga koronavirusi, u zbulua të ishte më i lartë pas rihapjes së tyre. Zgjidhja? Mos i mbyllni, por zvogëloni kapacitetin e tyre maksimal.

Kjo është nënvizuar nga studiuesit e Universiteteve të Stenford dhe Northuestern,të cilët sapo kanë zhvilluar një model matematikor, që është i aftë të simulojë në detaje se si po përhapet Covid-19 në qytete.

“Ne kemi ndërtuar një model kompjuterik, për të analizuar mënyrën përmes së cilës njerëzit me prejardhje të ndryshme demografike dhe nga lagje të ndryshme, vizitojnë lloje vendesh pak a shumë të mbipopulluara me njerëz”- shpjegoi një nga autorët e studimit Xhur Leskovec.

“Bazuar tek ky model, ne mund të parashikojmë mundësitë e infeksioneve të reja, që ndodhin në një kohë dhe vend të caktuar”– shton ai. Ky studim, sapo është botuar në faqet e revistës shkencore “Nature”.

Për të përcaktuar se si lëvizshmëria e njerëzve ndikon në përhapjen e koronavirusit, studiuesit analizuan lëvizjen e rreth 98 milionë amerikanëve nga 10 zonat më të mëdha metropolititane, përfshirë Nju Jorkun, Çikagon dhe San Franciskon, nga marsi në muajin maj.

Përveç vëzhgimit se ku shkojnë njerëzit, sa kohë qëndrojnë në një vend specifik, dhe sa njerëz të tjerë takojnë në të njëjtin vend dhe kohë, ata analizuan një seri të dhënash demografike, vlerësimesh epidemiologjike, dhe informacionesh anonime mbi vendndodhjen nga telefonat celularë, duke arritur të krijonin një model matematikor që duket se konfirmon faktin që shumica e transmetimeve të koronavirusit ndodhin në zonat e super-transmetimit, dhe në veçanti në restorante, palestra, bare dhe hotele, ku njerëzit rrinë në hapësira të kufizuara për periudha të gjata kohore, duke rritur ndjeshëm rrezikun e transmetimit të koronavirusit.

Sipas vlerësimeve, thonë studiuesit, 10 për qind e vendeve të interesit (pra ato ku njerëzit priren të shkojnë rregullisht) mund të lidhen me 85 për qind të infeksioneve të reja në zonën metropolitane të Çikagos. Jo vetëm kaq:nga modeli i tyre, rezultoi se pakicat dhe njerëzit me të ardhura të ulëta, nuk e ulin në mënyrë drastike lëvizshmërinë.

Ata largohen më shpesh nga shtëpia për arsye pune, dhe blejnë në dyqane më të vogla dhe më të mbushura me njerëz, sesa ata që kanë të ardhura më të larta, të cilët mund të punojnë në distancë, dhe që për shembull, mund t’i drejtohen shërbimeve të shpërndarjes së produkteve në shtëpi për të shmangur blerjet personale.

Për shembull në Çikago, studiuesit parashikuan që rihapja e plotë e vendeve super-transmetuese të virusit, do të sillte një rritje të infektimeve prej 39 për qind tek komuniteti i atyre me të ardhura të ulëta në një lagje brenda një muaji, krahasuar me 32 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Këto janë të dhëna shumë të vlefshme për veprimet e ardhshme të qeverive, të cilat sugjerojnë se një bllokim total për muaj të tërë nuk është i nevojshëm, nëse do të ishte e mundur të kufizohej kapaciteti maksimal i këtyre vendeve në 20-50 për qind, dhe kësisoj të zvogëlohej rreziku i prekjes nga koronavirusi i ri.

Pa ndonjë ulje të lëvizshmërisë, 30 për qind e të gjithë popullsisë së këtyre qyteteve do të infektohej. Modeli ynë ofron provat më të forta deri më tani, sipas të cilave politikat e izolimit të miratuara pranverën e kaluar, e ulën numrin e udhëtimeve, dhe ngadalësuan shkallën e infektimeve të reja”- thotë Leskovec.

Gjithsesi, duhet të theksohet se studimi ka disa kufizime, përfshirë faktin se janë modelet janë simulime (dhe jo situata reale), dhe se shumë vende të tjera si shkollat, shtëpitë e të moshuarve dhe burgjet, që të gjitha të shoqëruara me shpërthime të koronavirusit, nuk janë ekzaminuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U INFEKTUA ME COVID-19/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos mesazh nga shtrati i spitalit në Greqi: Mos ki frikë, vetëm beso
Previous article KONFERENCA E PARË NDËRQEVERITARE/ Gjermania diskuton me Portugalinë dhe Slloveninë

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT