• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Ulet kurba e testimeve dhe rasteve të reja! Tirana kryeson me infektimet
Home
Sociale

COVID-19/ Ulet kurba e testimeve dhe rasteve të reja! Tirana kryeson me infektimet

13 November, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga të dhënat e raportuara një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një ulje e lehtë e kurbës për rastet ditore.

Nga 2044 testime, 410 prej tyre janë konfirmuar me Covid-19. Në hartën e rasteve aktive, kryeqyteti mban peshën kryesore si zona më e nxehtë e virusit dhe ku çdo ditë rezultojnë më shumë se gjysma e të infektuarve në rang vendi. Por jo më pak problematike në zgjerimin e hartës së kuqe rezultojnë edhe Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri e Korça.

SITUATA NË SPITALE

Edhe spitalet Covid vijojnë të tejmbushen. Dje u shtruan dhjetë pacientë më shumë, duke e çuar numrin e atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor në 373, një rekord i ri ky që kur u hap spitali Covid-3. Ministria bën me dije se 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë, në terapi intensive, ndërsa tre në intubim, numër ky thuajse i paluhatur nga dita në ditë. Ndërsa fatalitetet dje u shënuan tetë, të moshave nga 65 deri në 80 vjeç.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitivë në spitalet COVID: një 65- vjeçar nga Kavaja, një 68- vjeçar nga Kurbini, dy 76- vjeçarë nga Tirana, një 64- vjeçare dhe një 67-vjeçare nga Elbasani, një 74-vjeçar nga Kuçova, një 80-vjeçar nga Fieri”.

Në përballje me periudhën mbase më të vështirë të virusit, kur edhe përgjigja e tamponit vijon të vonojë me ditë të tëra, ministria lutet që qytetarët të vetizolohen me qëllim për të mos përhapur më tej virusin.

Linja e gjelbër apo numri i urgjencës është gjithë çfarë mund të ofrojë deri në diagnozën e saktë që përcakton mjekimin nga mjeku i familjes në bazë të protokollit që u ka nisur atyre vetëm në ditën e fundit të muajit që shkoi. “Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale u drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetëkarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKOHET EGBO/ Ish-kapiteni i Tiranës favorit për të marrë drejtimin e bardhebluve
Previous article U ZGJODH PRESIDENT/ Papa Françesku uron Joe Biden për fitoren

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT