• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Sistemet zgjedhore nuk kanë fshirë, humbur apo ndryshuar votat
Home
Nderkombetare

SHBA/ Sistemet zgjedhore nuk kanë fshirë, humbur apo ndryshuar votat

13 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët amerikanë të sigurisë së sistemit zgjedhor nuk kanë të dhëna që fletë-votime të jenë zhdukur, ose të kenë humbur në sistem, gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit, u shprehën të enjten dy grupe të sigurisë, përmes një deklarate të lëshuar nga agjencia amerikane për sigurinë kibernetike.

“Nuk ka të dhëna që ndonjë prej sistemeve zgjedhore të ketë fshirë, të ketë humbur vota, t’i ketë ndryshuar ato, apo që vetë sistemi të jetë kompromentuar”, u shprehën dy grupet për zgjedhjet e 3 nëntorit, që nxorrën si fitues kandidatin demokrat Joe Biden.

Presidenti republikan Donald Trump vazhdimisht ka ngritur pretendime të pambështetura në fakte për manipulime në zgjedhje dhe nuk po e pranon humbjen.

Dy grupet në fjalë, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Koordinues Qeveritar (GCC) dhe Këshilli Koordinues i Sektorit të Infrastrukturës Zgjedhore (SCC) thonë se zgjedhjet ishin më të sigurtat në histori.

“Ndërsa e dimë se ka shumë pretendime të pabazuara dhe mundësira për të përhapur informacion të gabuar rreth procesit të zgjedhjeve tona, ne ju sigurojmë se kemi besimin më të lartë në sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve tona dhe ju duhet të keni të njejtin besim”, thonë dy grupet në një deklaratë të lëshuar nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (CISA).

Kjo agjenci (CISA) e drejtuar nga eksperti i kibernetikës Christopher Krebs, administron një faqe interneti që përgënjeshtron disinformatat rreth zgjedhjeve.

Dy grupet e sigurisë thonë se gjithë shtetet me rezultate të ngushta kanë gjithë fletë-votimet në letër, të cilat mund të numërohen me dorë në se lind nevoja./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZGJODH PRESIDENT/ Papa Françesku uron Joe Biden për fitoren
Previous article KOSOVA NË KARANTINË/ Këto janë masat anti-COVID që hyjnë në fuqi nga sot

s.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT