• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E LEHTA DHE SHUMË E RENDË/ Shefja e Infektivit tregon 4 stadet e COVID dhe simptomat e tyre
Home
Sociale

E LEHTA DHE SHUMË E RENDË/ Shefja e Infektivit tregon 4 stadet e COVID dhe simptomat e tyre

12 November, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Shefja e infektivit Najada Çomo ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se cilat janë katër stadet Covid.

Duke sqaruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të familjes, Çomo tha se në katër fazaa e sëmundjes, pacientët që kalojnë fazën e parë ose të dytë kanë nevojë vetëm për trajtim në banesë, ndërkohë që ata që arrijnë në fazën e tretë ose të katërt kërkojnë trajtim spitalor.

Bazuar në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, 4 fazat e Covid kanë këto forma;

Forma e lehte ( Stadi I)

Karakterizohet nga shenja të lehta si lodhje,temperaturë jo e lartë ( deri 38 grade C ),kollë

të thatë. Disa herë mund të kemi dhe dhimbje fyti,bllokim të hundëve,rinorre,artromialgji.

Pa shenja te pneumonise

 Forma e mesme( Stadi II)

Shenjat e përgjitheshme si këputja,temperatura ( që zgjat mbi 5 ditë),kolla,mialgjia dhe shenjat

respiratore janë më të theksuara se në formën e lehtë.

Dallimin nga forma e mësiperme e ben prania, ne imazherinë pulmonare, e pneumonisë ( në fazen fillestare të sëmundjes vërehet imazh nodular dhe /ose intersticial,sidomos në periferi të

parenkimës. Më pas shihen alteracione bilaterale me pamjen e “ground -glass” dhe infiltrime inflamatore.Tek të sëmurët rënde shihen edhe shenja konsolidimi; ndërsa versamenti pleural është i rrallë )

Forma e rëndë (Stadi III)

Kriteret,që përcaktojnë këtë formë janë:

– takipnea: frekuenca respiratore 30 ose mbi 30/minutë,

– sat O2: 93 % ose ne 93 % ( në ajrin e mjedisit),

– grafia/CT pulmonare: progredim i lezioneve pulmonare të pneumonisë mbi 50%

brenda 24-48 orëve.

Forma shumë e rëndë (Stadi IV)

Karakterizohet nga prania e njërës prej shenjave vijuese:

– shfaqja e insuficiencës respiratore,që kushtëzon aplikimin e ventilimit mekanik.

– shfaqja e shokut,

– shfaqja e insuficiencës së organeve të tjera, të cilat detyrojnë kalimin e të sëmurit në

njësinë e terapisë intensive.

Është e rëndësishme të njihen shenjat e alarmit,treguese,që i sëmuri po shkon drejt formes së

rëndë apo shumë të rëndë. Në to përfshihen:

– linfocitopenia progresive,

– shtimi progresiv i citokinave inflamatore sikundër IL-6 dhe proteinës C reactive,

– progresioni i shpejtë i alteracioneve pulmonare në radiografinë/C T e pulmonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO KETË NJË MBYLLJE? Rama jep përgjigjen: Na pret një dimër i vështirë…
Previous article ZYRTARE/ Ishte lojtar i lirë, sulmuesi Avdijaj i surprizon të gjithë me skuadrën e re

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT