Numri i të infektuarve me koronavirus në Itali vijon të rritet çdo ditë, duke shënuar një rekord të ri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 37,978 persona, ndërsa kanë humbur jetën 636 qytetarë.
Kurba e infektimit rritet nga 32,961 në 37,978 me nëntë mijë tamponë më shumë se dje. Kjo na afron me murin e 40 mijë rasteve ditore që ishin të premten në javën e kaluar.
Numri i vdekjeve është edhe më i lartë, 636, 13 më shumë se dje, ndërsa rritja e shtrimeve në spital ngadalësohet pak, 429 shtretër të tjerë të zënë në pavijonet mjekësore dhe 89 në kujdesin intensiv.


