• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHKËPUNTORËT SHQIPTARË TË UNMIK-UT/ Mbahen sekret emrat e atyre që bashkëpunuan në dosjet kundër UÇK-së
Home
Rajon

BASHKËPUNTORËT SHQIPTARË TË UNMIK-UT/ Mbahen sekret emrat e atyre që bashkëpunuan në dosjet kundër UÇK-së

12 November, 2020 s.autor Rajon

Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK është treguar tejet i kujdesshëm në fshehjen e çdo bashkëpunëtori shqiptar për hetimet në vendet ku supozohej të ishin kryer krime nga UÇK.

Në dosjen e “Shtëpisë së Verdhë” të siguruar nga Top Channel, që mban nënshkrimin e Shefit të zyrës për personat e pagjetur në Kosovë, Jose Pablo Baraybar, përveç pesë ekspertëve të fushës për hetimin e vendeve të krimit, ishin edhe 8 persona të tjerë emrat e të cilëve nuk figurojnë.

Dosja tregon se hetimet ishin zhvilluar në bashkëpunim me kryeprokurorin e Burrelit, katër zyrtarë policor nga Burreli si dhe një përkthyes i Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish- Jugosllavi dhe dy oficerë sigurie po ashtu nga tribunali.

Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga UNMIK dhe Tribunali Ndërkombëtar për zyrtarët që nuk u figurojnë emrat, por që thonë se janë konfidenciale dhe për asnjë arsye nuk mund të zbulohen.

“Nëse pyetja juaj ka të bëjë me stafin e UNMIK-ut, ju lutemi keni parasysh që në përgjithësi dhe bazuar në rregulloret e Kombet e Bashkuara, informatat personale, që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me emrat e stafit të KB-së, ose të dhëna të tjera që do ta bënin stafin të identifikueshëm, janë konfidenciale dhe për këtë arsye, nuk mund të zbulohen”.

Top Channel ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Pablo Baraybar që në shtypin zviceran citohet të ketë thënë se në Shqipëri arriti të hyjë si turist e inxhinier rrugësh, por nuk ka dhënë përgjigje.

Por, gazetari Vehbi Kajtazi thotë se përkthyesi i cili shoqëroi ekipin ishte Artan Grubi tash zëvendëskryeministër në Maqedoninë Veriore. Derisa për hetimet dokumenti jep përfundimin se nuk janë gjetur prova për kryerjen e ndonjë krimi.

Bazuar në ekzaminimet (hetimet) tona, në opinionin tonë nuk ka prova (fakte) konkrete përfundimtare se ka pasur gjakderdhje nga persona si rezultat apo pasojë e akteve kriminale ne shtëpinë në jug- perëndim të Burrelit në Shqipëri. Sidoqoftë, ka pasur reagim te reaktantit Luminol për gjak në kuzhinë dhe dhomën magazinore (dhoma nr.5).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPORTIVE DHE KLASIKE/ Ja si ti kombinoni tutat si blogere të vërteta
Previous article DEKLARATAT/ Çfarë thotë Luli Basha dhe çfarë thotë Drejtori i OBSH për testimet në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT