• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQETËSIMI I MADH/ Vendet e pasura blejnë 80 për qind të vaksinës së Covid-19
Home
Nderkombetare

SHQETËSIMI I MADH/ Vendet e pasura blejnë 80 për qind të vaksinës së Covid-19

12 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Më shumë se 80 për qind e dozave të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë “Pfizer” tashmë janë blerë nga qeveritë e vendeve më të pasura përreth botës.

Sipas analizës së grupit “Global Justice Now”, mbi një miliard doza të vaksinës shpresëdhënëse janë blerë nga qeveritë e vendeve të pasura, të cilat përfaqësojnë vetëm 14 për qind të popullsisë botërore, raporton “Anadolu Agency”.

Në mesin e blerjeve të mëdha janë Bashkimi Evropian me 300 milionë doza, Shtetet e Bashkuara me 100 milionë doza, me mundësi të blerjes së 500 milionë dozave të tjera, dhe Britania e Madhe me 40 milionë doza.

Prodhuesi i kësaj vaksine tha të hënën se ajo është mbi 90 për qind efektive, duke e shtuar shpresën për mposhtjen e sëmundjes së re, nga e cila kanë vdekur mbi një milion njerëz dhe mijëra po vdesin çdo ditë.

Kompania “Pfizer” tha se deri në fund të vitit 2021 do të prodhojë 1.3 miliard doza të kësaj vaksine në bashkëpunim me kompaninë gjermane “BioNTech”.

Grupi britanik që e bëri këtë analizë tha se ndonëse vendet e mëdha promovojnë ndarje të drejtë të vaksinave, ato e rrezikojnë këtë parim duke blerë numër të madh të dozave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJOBITET MODERATORJA PASI NUK RESPEKTOI ORARIN/ Einxhel Shkira: unë e kam kaluar Covidin dhe nuk ka...
Previous article LARGIMI I BUJSHËM/ Ish-ministri: Do të ndërpres angazhimin me partinë ku qëndrova për 16 vjet...

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT