• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI NË GJËNDJE LUFTE”/ Kryeministri Hoti jep alarmin pas rritjes së shifrave të COVID-19
Home
Rajon

“JEMI NË GJËNDJE LUFTE”/ Kryeministri Hoti jep alarmin pas rritjes së shifrave të COVID-19

12 November, 2020 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në orët e para të mëngjesit ka vizituar Klinikën Infektive, e cila po përballet me një numër të madh të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Pas ardhjes së kryeministrit, pak minuta më vonë iu bashkua edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. E pas vizitës që bënë në Klinikën Infektive, Hoti përsëriti se vendi është në gjendje lufte me situatën e krijuar nga COVID-19.

Ai tha se do të angazhojnë staf shtesë që të ju dalin në ndihmë pacientëve.

“Bashkë me ministrin do të jemi këtu në vizita të rregullta dhe do të bëjmë të pamundurën që të gjithë pacientët të marrin ndihmën e duhur mjekësore”, u shpreh ai.

E teksa zakonisht, në rate të tilla, mediave u drejtohet edhe ministri Armend Zemaj sot ai nuk e mori fjalën. Ndryshe nga kryeministri Hoti që deklaroi se është gjendje lufte, U.D. të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, tha se situata është plotësisht nën kontroll.

“Ju sigurojmë se situata është nën kontroll. Deri më tani asnjë pacient nuk e kemi që nuk e ka marrë trajtimin e duhur për pandeminë”, u shpreh ai.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Berisha bëri të ditur se në këtë klinikë sot janë të shtrirë 106 pacientë, ku 60-70% prej tyre janë me oksigjen, de 6 pacientë me respiratorë.

Ajo tha se lirimi i disa pacientëve po mundëson hospitalizimin e të tjerëve.

Infektologu Salih Ahmeti u shpreh se kjo është faza më e rëndë në menaxhimin e pandemisë, për shkak edhe të gripit sezonal. Kryeministri Hoti nuk ka pranuar pyetjet e gazetarëve ndonëse pati interesim prej tyre për çështje të caktuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URINË TEK ATLETET DHE MBATHJE ME SHKUMË/ Ja bëmat më të çmendura të futbollistëve
Previous article "DO JETË SHUMË EMOCIONALE"/ Miku i Loredanës na zbuloi detaje rreth këngës së saj dhe Mozzik

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT