• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPËRIA NË IZOLIM/ Ç’ndodhën këto tri ditë me kurbën e Covid-19
Home
Sociale

SHQIPËRIA NË IZOLIM/ Ç’ndodhën këto tri ditë me kurbën e Covid-19

12 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria u detyrua të hyjë në izolim të pjesshëm për shkak të rritjes së lartë të numrit të infektimeve. Për përballimin e pandemisë po forcohet edhe bashkëpunimi rajonal mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

Rrugë të boshatisura nga automjetet dhe këmbësorët, restorante, lokale, pube dhe bare të mbyllura. Shqipëria hyri në mbrëmjen e të mërkurës, (11.11) në izolim të pjesshëm nga ora 22.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit. Jo vetëm kaq: punonjësit e administratës publike sot (12.11) janë të detyruar të punojnë online në banesa dhe jo në zyra. Masat e sapohyra në fuqi do të vazhdojnë për tre javë dhe do të rishikohen sipas ecurisë së pandemisë Covid-19.

Komiteti i Ekspertëve për këtë pandemi i sugjeroi këto masa qeverisë Rama në fillim të kësaj jave, nisur nga grafiku ditor në rritje i rasteve të reja të infektuara dhe ato të viktimave: këto raste vijojnë të mbeten mbi 500. Vetëm në tri ditët e para të kësaj jave ato arritën në 1595 të infektuar dhe numri i viktimave në 31, afërsisht aq viktima sa pati në total Shqipëria në tre muajt e karantinës, nga marsi në maj të këtij vitii. Pandemia COVID-19 ka prekur gjithsej 23.801 persona që nga fillimi i saj dhe ka shkaktuar 590 viktima, shifra këto të konsiderueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërinë.

Policia e Shtetit do të monitorojë zbatimin e masave kufizuese në të gjithë vendin përmes patrullave dhe do të ndëshkojë kundravajtësit: gjobë 80 Euro për qytetarët që konstatohen që kanë dalë me automjetet e tyre në orët e ndalimqarkullimit, bllokim automjeti dhe dënim me burg deri në 6 muaj në rast se kundravajtja përsëritet. Bizneset që thyejnë ndalim-qarkullimin do të ndëshkohen me masa që shkojnë nga mbyllja e aktivitetit deri në burgim.

Coronavirus, bashkëpunimi rajonal i avancuar dhe Procesi i Berlinit

Pritshmëritë janë që masa të tilla të ndikojnë në mospërhapjen e infektimit me virusin vdekjeprurës. Në këtë përpjekje po gjen udhën e vet edhe bashkëpunimi dhe koordinimi mes 3 vendeve fqinje të rajonit.

Drejtuesit politikë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë nënshkruan në fillim të javës, (9.11) një Memorandum Bashkëpunimi për të mposhtur COVID-19. “Duke filluar që tani, do punojmë për koordinimin e sigurisë së vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët tanë. Do të mbështetemi tek njëri tjetri dhe do të ndihmohemi në momente të caktuara, nëse ndodh mbingarkesë e sistemeve shëndetësore në vendet tona”, tha kryministri Zaev. Ai citohet të ketë thënë që “hapja e korridoreve të gjelbërta” për kalim të qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë, bëhet për të që zbutur pasojat e pandemisë”

Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit rajonal qytetarët e tre vendeve mund të udhëtojnë në sejcilin prej tyre pa testin e covidit-19. “Nëse ndonjë qytetar i ndonjë vendi nënshkrues mbetet në territorin e një shteti tjetër dhe duhet të trajtohet në vendin në të cilin është hospitalizuar, atëherë shteti në të cilin trajtohet do t’i marrë përsipër harxhimet e mjekimit”, tha kryeministri Zaev në takimin online. Zyra e shtypit pranë Kryeministrit Rama, bëri me dije se kryeministri i Shqipërisë, Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zaev, presidenti Vu?i? dhe kryeministrja re Serbisë, Brnabiç e shohin memorandumin në përputhje me Procesin e Berlinit pasi ai “përfaqëson një nismë për bashkëpunim rajonal të avancuar”.

Shqipëria dhe Serbia me marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjoftim

Përveç Memorandumit për Bashkëpunim anti COVID-19, Shqipëria dhe Serbia nënshkruan të mërkurën, (11.11) një marrëveshje sipas së cilës shtetasit e dy vendeve mund të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim. Më herët Shqipëria ka nënshkruar marrveshje të tilla me shtetet e tjera të BP. “Besoj fuqishëm që kjo nismë do të na ndihmojë të gjithëve për të njohur kur vihen në pyetje vështirësitë ditore të ekonomive tona, sfidat sociale dhe do të lehtësojë atmosferën për të gjetur zgjidhje për të mirën e popujve tanë si për të ardhmen, ashtu edhe për të kaluarën”, citohet të ketë thënë kryeministri shqiptar Rama.

Nënshkrimin e marrëveshjeve e përshëndeti edhe presidenti serb Vu?i? i cili tha se “ajo ka për qëllim të ketë ndikim real pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve. “Është e rëndësishme që ne të tentojmë dhe të vendosim për të ardhmen e qytetarëve tanë, si dhe të demonstrojmë se mund të ruajmë pavarësinë tonë dhe vetë të miratojmë vendime, para së gjithash, me ata që janë në fqinjësinë tanë, që i kemi më afër dhe për këtë jam i lumtur për këto marrëveshje”, citohet të ketë thënë Vu?i?./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E INFEKTIMEVE/ Greqia vendos ndalim-qarkullimin, ja orari kur ndalohet lëvizje
Previous article "PARA TIJ ISHA GRUA E FORTË"/ Mihrije Braha e përlotur rrëfen betejën e vështirë të bashkëshortit me tumorin (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT