Pasditen e së mërkurës është regjistruar edhe një tërmet në Maqedoninë e Veriut, por kësaj radhe me intensitet më të ulët se ai i mëngjesit.
Epiqendra ka qenë 20 kilometra në veri-lindje të Dibrës, me thellësi prej 9 kilometrave.
Tërmeti i parë i cili u regjistrua në orët e para të mëngjesit ishte me intensitet 5.4 shkallë, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale.
Ndërkohë dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Tiranë, Vlorë, Durrës.



