• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIMBURËSIM ILAÇESH? Rama i përgjigjet Bashës: Po përgatitemi për mbështetje, qytetarët të mos shpenzojnë lekë nëse…
Home
Politikë

RIMBURËSIM ILAÇESH? Rama i përgjigjet Bashës: Po përgatitemi për mbështetje, qytetarët të mos shpenzojnë lekë nëse…

11 November, 2020 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos shpenzojnë lekë për ilaçe apo të përdorin oksigjenin vetë në shtëpi, kur janë me koronavirus, pa u konsultuar me mjekun e familjes.

Sa i përket propozimit të kryedemokratit Lulzim Basha për rimbursim të ilaçeve, Rama theksoi se qeveria po përgatitet që të futet për të mbështetur qytetarët, por sipas tij, nuk është një plan me afat.

“Nuk renditemi në vendet e papërgatitura, por në vendet e përgatitura. Nuk mund të imagjinohej dot kjo situatë me spitalet që gjetëm. Patjetër që në spitalet Covid, ju them dhe ju sfidoj, nuk ka gjë që e kanë të tjerët. Futuni në spitalet Covid dhe shikojeni. Sa i përket rimbursimeve, e para njerëzit duhet t’i referohen vetëm autoriteteve shëndetësore dhe të konsultohen vetëm me bluzat e bardha dhe të mos bëjnë shpenzime duke blerë ilaçe kot. Nuk është grip i zakonshëm, nuk trajtohet si i tillë, ka ilaçe specifike që vlejnë. Nuk vihet oksigjeni, sikur vihet gjella në pjatë. Në rastin e oksigjenit duhet patjetër asistenca e mjekut, nuk futet oksigjeni si supë, se mund të krijojë pasoja të rënda. Në atë listë të përcaktuar të mjekimit bazë, në kushtet kur nuk je për spital, ka një grup medikamentesh, ka një faturë, dhe sic e kemi parashikuar, jemi duke u përgatitur që të futemi për të mbështetur. Por nuk është një plan me afat, se nuk e dimë afatin e qëndrimit të këtij virusi. Nuk mund të nisemi me mendjen e Ilir Metës, që mes dy dëshmorëve bën një deklaratë, merret me dekorimin e të vdekurve dhe flet për qeverinë që po vdes gjithë dynjanë. Duhet të masim forcat dhe të matemi mirë financiarisht, që të jemi gati të mbajmë mirë këtë fron”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPËRTHEN" COVID NË DURRËS/ 11 nxënës dhe 23 mësues të infektuar
Previous article TEST/ Zbuloni sa ngjyra mund të shihni dhe ç’thotë kjo për ju

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT