• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE DHE JU”/ Spiropali-opozitës: Me Covid pa Covid jeni gjithë kohën të maskuar. Pushtetin e keni qëllim për punë të liga
Home
Politikë

“NE DHE JU”/ Spiropali-opozitës: Me Covid pa Covid jeni gjithë kohën të maskuar. Pushtetin e keni qëllim për punë të liga

11 November, 2020 s.autor Politikë

Në një postim të gjatë në facebook, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, bën një krahisim mes maxhorancës qeverisëse dhe opozitës së bashkuar, nën titullin ‘Ne dhe Ju”.

Postimi i plotë:

Ne dhe Ju

Që ne dhe ju nuk jemi njëlloj, është e vetmja gjë që ju e dini më mirë se ne.

Ne mbajmë ndonjëherë maskë, si në rastin e Covid-it. Ju maskë nuk mbani. Juve maska nuk ju duhet. Me Covid pa Covid ju jeni gjithë kohën të maskuar.

Ju vetëm fshiheni, përpëliteni, nxini.

Ne shfaqemi, përballemi, punojmë.

Ju nuk keni identitet. Ju jeni një koalicion lëmshi, një mishmash. As vetë nuk e dini çfarë jeni, të majtë apo të djathtë, presidencialë apo parlamentaristë, liberalë apo konservativë, republikanë apo monarkistë.

Ne e kemi të qartë çfarë jemi. Ne jemi progresistë.

Ju s’keni asnjë lidhje me njerëzit, komunitetet, hallet e tyre. Ju atyre vetëm u largoheni. Ju hallet e tyre doni t’i përdorni për të zgjidhur hallet tuaja. Po a mund të përdoren si armë politike infektimet nga Covid dhe vetvrasjet?! Ju (mos) qofshi!

Ne me njerëzit, me shqiptarët, vetëm afrohemi, mirëkuptohemi, u gjindemi.

Ju pushtetin e keni qëllim për punë të liga.

Ne pushtetin e kemi mjet për transformimin e realiteteve. Edhe realitetit tuaj.

Ju nuk na doni ne kaq lart.

Ne nuk ju duam ju aq poshtë.

Ju flisni për ndodhira.

Ne flasim për parime.

Ju gënjeni, prandaj elektorati ju ikën, ju avullon.

Ne themi të vërtetën, edhe kur është e vështirë, prandaj elektorati veçse na shtohet.

Ju keni njëqind fytyra dhe bëni njëmijë dredha.

Ne s’bëjmë asnjë dredhë. Ne shohim punën tonë.

Ju jeni humbësa dhe mbaheni si fitimtarë.

Ne jemi fitimtarë dhe nuk mburremi aspak.

Ju jeni delirantë. Sajoni gënjeshtra që i besoni edhe vetë.

Ne e shohim realitetin në sy.

Ju jeni të dobët dhe bërtisni nga frika, bëni zhurmë, hiqeni të pathyeshëm.

Ne jemi të fortë dhe rrimë urtë.

Ju jeni të molepsur me huqet më të këqija, me largimin, refuzimin, bojkotin. Ju largoheni me dëshirën tuaj nga institucionet, nga Parlamenti, nga pushteti lokal, dhe, pa pikë turpi, thoni se jemi fajtorë ne pse u larguat ju.

Ne besojmë te pjesëmarrja. Ne me refuzimin, negativitetin, nuk na lidh asgjë.

Ju nuk merreni me hallet tuaja. Ju nuk shikoni që partitë ju janë shpartalluar pa nam pa nishan, por s’keni muhabet tjetër dhe qani hallet tona. Na lini ore të gabojmë sa më tepër, që të gjitha votat t’i merrni ju…më 36 gusht.

Ne shohim punën tonë. Ne s’e kemi aspak ndërmend të merremi me punët tuaja.

Ju shpresat i mbani dhe hesapet i bëni mbi gabimet e tjetrit.

Ne fitoren e llogarisim vetëm mbi aftësitë, talentet, punët, produktet, meritat tona.

Ju hilanjosët që ju merren mend nga tabela e shumëzimit, pushtetin doni ta merrni në tavolinë, madje në tavolinë ku të jeni vetëm ju duke u fjalosur me njëri-tjetrin në televizora dhe portale që i mbani me pare Gërdeci dhe hajnie.

Ne pushtetin e marrim në mes të mejdanit, atje ku punohet, atje ku luftohet, atje ku sakrifikohet, jo me llafe e me gënjeshtra, vetëm me vota.

Ju jeni meskinë, gjuhëlëshuar, dritëshkurtër, egoistë që shihni vetëm këtu dhe vetëm tani për interes të ngushtë vetjak.

Ne jemi altruistë që shikojmë dhe mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen, për secilin dhe për të gjithë, edhe për ju, sado të kalbur të jeni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËVRASJET NË SPITALET COVID/ Manastirliu: QSUT dhe "Shefqet Ndroqi", ka shërbim psikologjik të integruar
Previous article IRONIA/ Mero Baze: Meta ka të drejtë që sulmon qeverinë deri ditën që një polic s’e tërheq zvarrë atë dhe gruan e tij...

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT