Kryepeshkoi Anastas Janullatos ka dalë pozitiv me Coronavirus. Ai është nisur me urgjencë drejt Athinës me avion ushtarak C130. Janullatos po dërgohet atje për një trajtim të specializuar.
Mësohet se me urdhër të kryeministrit grek, Mitsotakis, Kryepeshkopi është transferuar me urgjencë në kryeqytetin helen.
Mjekët grekë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak të moshës së kryepeshkopit, (91 vjeç) ndaj është bërë dhe transferimi i tij në Athinë.
Disa muaj më parë Janullatos iu nënshtruar në ndërhyrje në zemër.


