Mjekja Arlinda Cerga, e cila prej 27 vitesh jeton në Angli ku angazhohet si psikologe dhe drejtuese e studimeve shkencore për shëndetin mendor, tha në “Wake Up” se vetëvrasja të pacientët me Covid është një probleme global. Sipas saj, ndryshe nga vendi ynë, në botë nuk raportohen nga media ngjarje të tilla.
“Merr më tepër vëmendje mediatike në Shqipëri, por fatkeqësisht është duke ndodhur një fenomen global. Ka ndodhur dhe në Angli, por nuk pasqyrohen në media. Shqipëria dhe India, për fat të keq i japin një vëmendje tepër të fortë mediatike, duke krijuar në mënyrë të pavetëdijshme një cikël imitimesh të vetëvrasjeve.
Është pjesë e udhëzimeve dhe politikave editoriale në vendet perëndimore që vetëvrasjeve të mos u jepet vëmendje mediatike, sepse këto krijojnë imitim nga personat vulnerabël. Jepet sa më pak informacion, nuk jepen detaje, si dhe ku ndodhi”, theksoi ajo.


