• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË SHBA/ Biden paralajmëron një dimër të errët, bën thirrje për respektim të masave
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË SHBA/ Biden paralajmëron një dimër të errët, bën thirrje për respektim të masave

10 November, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në një kohë që SHBA po përballen me një valë të re rastesh me Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar 10 milion,  presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve  që duke nisur nga tani e tutje të veshin maskat mbrojtëse në mënyrë që të luftojnë  pandeminë. Deklaratat i tha Biden gjatë një konference për medien, ku prezantonte një Task Forcë të re, për tu përballur me pandeminë.

“Ju përgjërohem, mbani maskë! Bëjeni për veten tuaj, për fqinjin tuaj. Mbajtja e maskës nuk është qëndrim politik, por një mënyrë e mirë për të mbajtur vendin të bashkuar. Dua të jem shumë i qartë, qëllimi i mbajtjes së maskës nuk është që ta bëjmë jetën tuaj më të vështirë, por që t’i rikthehemi jetës normale”, tha Biden.

Sa i përket aprovimit të vaksinës së coronavirusit duhet të udhëhiqet nga shkenca, në mënyrë që publiku të ketë besim tek efikasiteti i saj megjithatë theksoi edhe njëherë deklaratën e tij të mëparshme se një dimër i vështirë i pret amerikanët, e cila mund të ju marrë jetën edhe 200 000 personave të tjerë, deri sa të kemi shpërndarje masive të vaksinës.

“Ne po përballemi ende me një dimër të errët. Në Shtetet e Bashkuara janë thuajse 10 milionë raste me COVID. Javën e kaluar ne kaluam kuotën e 120 mijë rasteve në ditë. Pra, infektimet po rriten, shtrimet në spitale po rriten dhe vdekjet po ashtu. Kjo krizë merr thuajse 1 mijë jetë amerikane në ditë, me 240 mijë vdekje deri tani”, u shpreh Biden.

Pandemia ka vrarë në Shtetet e Bashkuara mbi 247 mijë persona dhe  ka shkaktuar një rritje të theksuar të numrit të të papunëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMET PËR UÇK/ Balla nxjerr pamjet: Basha duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar, ka futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB-së (VIDEO)
Previous article NGA MASHTRIM TEK ARMËMBAJTJE PA LEJE/ 4 të arrestuar në Tiranë për disa vepra penale

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT