Ish-gruaja e presidentit Donald Trump po e nxit atë që të pranojë faktin se ai i ka humbur zgjedhjet presidenciale javën e kaluar përballë Joe Bidenit dhe të vazhdojë jetën e tij.
Ivana, gruaja e parë e presidentit dhe nëna e tre fëmijëve të tij të mëdhenj, nbëri të ditur qëndrimin e saj në një intervistë me revistën “People”.
“Ai nuk është një humbës i mirë.”- tha Ivana për Trumpin dhe shton: “Atij nuk i pëlqen të humbasë, kështu që ai do të luftojë dhe të luftojë dhe të luftojë”.
Por ajo thotë se shpreson që Trump do të përballet së shpejti me realitetin.
“Ai duhet të shkojë dhe të deklarojë se ka humbur.”– tha Ivana, duke shtuar: “Unë thjesht dua që e gjithë kjo gjë të mbarojë, në një mënyrë ose në një tjetër. Me të vërtetë nuk më intereson.”


