• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERR FUDN LUFTA E PËRGJAKSHME/ Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje paqësore mes dy vendeve
Home
Nderkombetare

MERR FUDN LUFTA E PËRGJAKSHME/ Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje paqësore mes dy vendeve

10 November, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Armenia, Azerbajxhani kanë nënshkruar një marrëveshje, me ndërhyrjen e Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak në rajonin Nagorno-Karabakh.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Armenisë Nikoll Pashinyan në një postim në Facebook në orët e para të ditës së sotme. Kryeministri Pashinyan e quajti marrëveshjen “tepër të dhimbshme si për të ashtu edhe për njerëzit e tij”.

“Vendimi merret bazuar në analizat e thella të situatës luftarake dhe në shqyrtim me ekspertët më të mirë të fushës. Kjo nuk është fitore por nuk është humbje derisa ta konsiderosh veten të mundur. Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë veten të mundur dhe kjo duhet të bëhet fillimi i një epoke të re të unitetit tonë kombëtar dhe të rilindjes”, tha Pashinyan në median sociale.

Marrëveshja e paqes hyn në fuqi sot. Sipas disa pikave të marrëveshjes, Azerbajxhani do të mbajë në zonat e Karabakut që ka marrë gjatë konfliktit. Armenia gjithashtu ka rënë dakord të tërhiqet nga disa zona të tjera ngjitur gjatë javëve të ardhshme.

Kjo marrëveshje vjen pas gjashtë javësh luftime me gjakderdhje midis Azerbajxhanit dhe armenëve etnikë. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si Azerbajxhan, por drejtohet nga Armenët etnikë që nga viti 1994.

Në atë vit, një armëpushim u nënshkrua pas luftimeve, por jo një marrëveshje paqeje. Një numër i marrëveshjeve të armëpushimit janë ndërmjetësuar që kur filluan luftimet përsëri në shtator, por të gjitha kanë dështuar, deri më sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U INFEKTUA GJATË SHTATËZANISË/ Deputetja e PS-së tregon çfarë mjekimesh mori kundër Covid-19
Previous article SOT MBAHET SAMITI I SOFIES/ Mblidhen të gjithë liderët e Europës. Marrin pjesë edhe Rama me Hotin

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT