• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA FUSHATA TEK “LUFTA” PËR COVIDIN/ Arsyet pse djali i një ish-shitësi makinash u bë presidenti më i votuar në SHBA
Home
Nderkombetare

NGA FUSHATA TEK “LUFTA” PËR COVIDIN/ Arsyet pse djali i një ish-shitësi makinash u bë presidenti më i votuar në SHBA

8 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Pas 50 vitesh punë në zyrat publike dhe ambicieve presidenciale, Joe Biden më në fund arriti ëndrrën e tij për Shtëpinë e Bardhë. Nuk ishte fushata e ëndrrave pasi u zhvillua nën një situatë të pazakontë diktuar nga pandemia. Ai garoi kundër një kandidati jo të zakonshëm.

Por ama në provën e tretë për presidencën, Biden dhe ekipi i tij gjetën një mënyrë për të kaluar pengesat dhe për të arritur fitoren edhe pse të vogël.

Ai ka marrë numrin më të lartë të votave për një kandidat në historinë e SHBA-së. BBC ka renditur 5 arsye pse djali i një shitësi makinash në Delaware fitoi më në fund presidencës.

  • Covid, Covid, Covid

Ndoshta arsyeja pse Biden e fitoi Presidencën është diçka që ai nuk e ka pasur fare në kontroll. Pandemia e koronavirusit i ka marrë 230 mijë jetë njerëzish dhe ka transformuar jetën dhe politikën amerikanë në 2020-n. Në ditët e fundit të fushatës, kundërshtari i Biden, Donald Trump e pranoi këtë fakt. “Me gjithë këto lajme të rreme, çdo gjë covid, Covid, Covid”, tha ai në një tubim. Sipas disa sondazheve, Biden është më i besueshëm sesa Trump sa i përket kontrollit të situatës së pandemisë. Ka qenë kjo një nga pikat që ka shfrytëzuar ekipi i Biden.

  • Fushatë modeste

Gjatë karrierës së tij politike, Biden ka vendosur një reputacion të keq pasi bënte gabime në fjalime. Biden ka bërë disa gabime gjatë fjalimeve të tij dhe mesa duket këtë herë ka mësuar nga ato. Biden shfrytëzoi Covid, problemet ekonomike dhe çështjen e George Floyd. BBC shkruan se në zgjedhje normale, Biden do të kishte zgjedhur strategji tjetër.

  • Çdo njeri përveç Trump

Në një reklamë në fund të fushatës, Biden bënte thirrje për bashkim kombëtar dhe se do të luftonte përçarjen e  kaosin që kishte karakterizuar vendin 4 vitet e fundit. Pas kësaj fshihej një llogaritje e thjeshtë. Biden vuri fatin e tij politik në pretendimin, se Trump ishte shumë polarizues dhe se populli amerikan donte një udhëheqje më të qetë dhe të qëndrueshme. Mesazhi i fitores së Biden ishte shumë i thjeshtë pasi ai bëri të qartë se nuk është si Donald Trump.

  • Qëndrimi në qendër

Brenda demokratëve, Biden konkurronte me Bernie Sanders, i cili njihet për prirjet e tij të majta dhe Elizabeth Warren. Biden qëndroi në qendër, duke refuzuar të mbështesë sistem shëndetësor universal të drejtuar nga qeveria, edukim falas apo taksa për të pasurit. Kjo e lejoi atë që të maksimalizonte votat edhe sa u përket republikanëve të pakënaqur. Kjo strategji u reflektua edhe në zgjedhjen e Kamala Harris si zv/presidente.

  • Më shumë para, më pak probleme

Biden hyri në disavantazh në garën përballë Trump. Megjithatë nga Prilli, Biden filloi një fushatë për mbledhje fondesh dhe arriti të kalonte Donald Trump. Në Tetor, ekipi elektoral i Biden kishte 144 milionë Dollarë më shumë se sa Trump dhe kaq mjaftoi që ta “mbyste” atë sa u përket reklamave në shtetet kyçe. Në fakt, paraja nuk është gjithçka. Në 2016-n, Clinton kishte më shumë para se Biden, por në fund humbi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Kur presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden e quante Hashim Thaçin "George Washington"-in e Kosovës
Previous article E PAZAKONTË/ Leicester, rekord penalltish në Premier. Plas sherri tek dhoma e VAR (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT