Kryeministri Edi Rama reagon pas vendimit të naftëtarëve për të mbyllur grevën dhe për të dialoguar, duke e konsideruar lajm shumë të mirë.
Rama kërkon që ato të caktojnë përfaqësinë, duke premtuar se do të jetë vetë atje.
“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”- shkruan Rama në Twitter.


