• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për “Trumpistët” e Tiranës dhe “shqiptarin” e Shtëpisë së Bardhë
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për “Trumpistët” e Tiranës dhe “shqiptarin” e Shtëpisë së Bardhë

7 November, 2020 Redaktor1 OP-ED

Të jesh i majtë dhe të presësh me gëzim, fitoren e Joe Biden, është ndjenja më e përligjur njerëzore dhe politike. Por të kesh bërë gjithë kohën tifo për të kundërtën dhe të mos i lësh radhë fituesve, kjo po që duhet të jetë tipike shqiptare. Nëse dikush do të përshkruante një ditë me detaje, atë që përjetoi Tirana për zgjedhjen e Presidentit të 46 të SHBA, me siguri që do ti dhuronte historisë së letërisë botërore një kryevepër satirike.

Rrallëkund ndodh që militantët e së djathtës, ti përjetonin ethet e zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA, si të ishte gara e tyre për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ishte kjo edhe arsyeja se përse shihje politikanët, opinionistët dhe gazetarët e saj, që të bënin tifo e të shkumëzonin për Donald Trump, si të ishte fjala për Lulzim Bashën.

E ndërsa mediat më prestigjoze amerikane ndërprisnin transmetimet direkte të konferencave të Trump dhe rrjetet sociale e bllokonin për shkak të pavërtetave që përcillte, propoganda e opozitës sonë, shkonte më larg sesa edhe vetë Presidenti Amerikan në detyrë. Nëse Trump fliste pa fakte e prova për manipulime, opozitarët tanë ishin gati të ofronin nga Tirana, “provat” që as nuk ishin gjetur e as nuk i ka parë ende askush.

Nëse “Trumpistët” në SHBA e kishin “zbuluar” sa hap e mbyll sytë armikun që po i çonte drejt humbjes së sigurtë, këta të Tiranës, shkonin edhe më larg. Duke pretenduar se jo vetëm përtej oqeanit që po e po, por Xhorxh Soros kishte mbaruar punë që tani, edhe më zgjedhjet e pranverës së ardhshme në Shqipëri!

Nëse në SHBA Trumpin e kritikuan për xhestin e heqjes në mënyrë demonstrative të maskës në publik, këtu nën shembullin e tij edhe Kryetarja e LSI dhe Kryetari i Shtetit jo vetëm që nuk mbajnë maskë vetë, por kanë nisur të detyrojnë anëtarësinë e partisë dhe qytetarët që ti ndjekin. Tani që kjo strategji e Presidentit Amerikan në detyrë dështoi, mbetet të shihet nëse opozitarët tanë do ta imitojnë përsëri.

Edhe pse u infektua vetë me Covid-19, Trump i shkoi deri në fund idesë për të qenë kundër mjekëve dhe shkenctarëve, në lidhje me masat që duhen marë në mbrojtje të jetës së qytetarëve. Tani që kjo taktikë e tij elektorale dështoi dhe ai i humbi zgjedhjet, mbetet për tu parë, nëse liderët e PD në Tiranë, do të vazhdojnë me të njëjtën linjë dhe qasje politike, deri në zgjedhje.

Në çdo ekran, në çdo debat, intervistë, koment, shkrim, mendim e postim opozitarët shqiptarë pavarësisht statusit publik e shoqëror, ishin gati të justifikonin me zjarr dhe pasion të papërmbajtur çdo argument, qëndrim, veprim dhe vendim të Donald Trump. Madje, edhe ato që kritikoheshin nga vetë elitat republikane, nga bashkëpunëtorët e Presidentit dhe mediat tradicionalisht në mbështetje të tij.

Ishin aq diabolikë në këtë qasje, sa shihnin tek Joe Biden të pasqyruar Edi Ramën, për të gjetur kësisoj edhe një mënyrën për të kritikuar Kryeministrin e tyre, sesa vetë kandidatin demokrat për President. Dalldia mori përmasa kombëtare, kur në Prishtinë fitorja e senatorit 77 vjeçar u përjetua si fitorja e Albin Kurtit. Ndërsa humbja e Donald Trumpit, si humbja e Avdullah Hotit dhe ca të tjerëve!

Por sikur asgjë nga këto të mos kishte ndodhur, asnjë fjalë të mos ishte thënë, asnjë koment, qëndrim a anë të mos ishte mbajtur, sapo mediat amerikane publikuan lajmin e projektimit të fitores së sfidantit demokrat të zgjedhjeve Presidenciale në SHBA, të njëjtët që kishin lëshuar rrufetë, nisën garën qesharake se kush e kush ti uronte sa më parë Joe Biden-in; Për fitoren e shkëlqyer. Për triumfin e demokracisë. Për sistemin amerikan zgjedhor, si më i miri, më i pamanipulueshmi, më i drejti në nxjerrjen e rezultatit për fituesin e vërtetë…

Mos qaj e qesh po deshe pas kësaj, kur mëson se i pari që e ka ururuar kundërshtarin e Donald Trump, është as më pak e as më shumë por lideri i të djathtës shqiptare. Ai vetë pra, propaganda e të cilit, sa mezi po priste që “anti shqiptari” Joe Biden të humbiste. Ishte Lulzim Basha. Kryetari i PD, dora vetë.

Por, nuk u duhet vënë shumë faj liderëve tanë opozitarë për këtë qasje, pas kaq e kaq vitesh që u është mohuar viza amerikane. As ata nuk kanë si të bëjnë përjashtim nga qasja më e vjetër në të tilla raste, e njohur si: Mbreti vdiq, rroftë Mbreti!

Ndaj prisni prisni, se nuk keni parë gjë akoma. Sepse ata që deri sot nuk lanë gjë pa thënë, do nisin garën se kush e kush të bëjë i pari fotograi me Joe Biden. Këtë radhë me të drejtë. Sepse një herë në histori na vjen një “shqiptar” i tillë në Zyrën Ovale,- do i thonë me siguri, kur ti buzëqeshin përballë, plot hipokrizi!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIRA NGA SPANJA/ Real Madrid largoi një yll sepse kishte probleme me djalin e Zidane
Previous article FITORJA E BIDEN/ Jennifer Lopez zgjohet me lot gëzimi: Historia po shkruhet (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT