• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SULMIT TERRORIST/ Mbyllen DY xhami në Austri
Home
Nderkombetare

PAS SULMIT TERRORIST/ Mbyllen DY xhami në Austri

6 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria e Austrisë urdhëroi të premten mbylljen e dy xhamive, të frekuentuara nga një militant islamist, i cili ka vrarë katër vetë në Vjenë.

Dy xhamitë ndodhen në periferi të Vjenës – njëra quhet Melit Ibrahim në rrethin Otakring dhe tjetra Tewhid në zonën Majdling.

Ministrja e Integrimit e Austrisë, Susanne Raab, tha se agjencia vendase e inteligjencës BVT ka vlerësuar se “vizita në këto xhami e ka përshpejtuar radikalizimin e sulmuesit”.

Sulmuesi, i identifikuar nga autoritetet austriake si Kujtim Fejzullai, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ka kryer sulmin të hënën, duke hapur zjarr në gjashtë lokacione në qendër të Vjenës. Dy gra dhe dy burra janë vrarë dhe 23 janë plagour.

Policia e ka vrarë sulmuesin dhe ka zbuluar se ai ka pasur edhe shtetësi austriake, edhe shtetësi maqedonase. Sulmuesi ka udhëtuar në Turqi në vitin 2018, në një përpjekje për t’u bashkuar me militantët e Shtetit Islamik në Siri, por është kapur dhe dërguar përsëri në Austri.

Grupi militant Shteti Islamik ka thënë se qëndron pas sulmit në Vjenë. Të premten, edhe policia në Gjermani tha se ka bastisur shtëpitë e katër personave, për shkak të lidhjeve të dyshuara me sulmuesin e Vjenës.

Policia tha se ata nuk konsiderohen të dyshuar, porse kanë pasur kontakte me sulmuesin dhe dy prej tyre e kanë takuar personalisht. Bastisjet u kryen në Kasel, Osnabryk dhe Pineberg, pranë Hamburgut. Disa të dyshuar janë ndaluar në Austri, ndërsa hetime kanë nisur edhe në Zvicër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË GREQI/ 2448 raste të reja dhe 196 pacientë të intubuar në 24 orët e fundit
Previous article HUMBI NË MICHIGAN/ Gazetarja: Trump me të njëjtin gabim si Clinton në 2016. Nuk i kushtoi...

F.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT